Dark Mode Light Mode

Komuna shpallë kioskun “Rilindja” simbol të informimit në Luginë të Preshevës

Zeqa ne intervisten e fuidit për “Presheva jonë” tha: Deri sa te jem gjalle se kam ndërmend ta hjek nga ballina e kioskut emrin RILINDJA!

 

Kiosku i vetëm “Rilindjes”, në qendër të Preshevës, ishte dhe mbeti një “dritare” dhe lidhje intelektuale e shpirtërore e Preshevës me Prishtinën dhe Kosovën.

Advertisement

Zeqirja Ejupi-Zeqa ishte “ikonë” e Çarshisë së Preshevës..

Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese “Rilindja” simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.

Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.

“Kiosku në fjalë n’a përkujton dhe distributorin e së përditshmes “Rilindja” Zeqirja Ejupin – Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që “Rilindja” të mos mungoj asnjëherë”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës.

Sipas këtij njoftimi gjithashtu thuhet se përveç qytetarëve të komunës nga ky kiosk, gazeta “Rilindja” blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore “Skënderbeu”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 10 =

Previous Post

Në Zvicres u zhvillua ndeshja mes ekipit Kosova-Spanja (U17) Loja e shqiptareve, goli i spanjollëve (0:1)

Next Post

Dështuan portalet e Thacit për ta futur në bela Zvicrën me ministrin Lekaj dhe qeverinë e tij

Advertisement