Dark Mode Light Mode

Komentuesi ia kutjon 37 herë premtimin për Preshevën, Rama i bën “block” në FB (Foto)

Ai është një banor i Luginës së Preshevës dhe ka mbajtur mend mirë një premtimin që Edi Rama ka bërë kur ishte në këtë zonë rreth dy vite e disa muaj më parë. Kryeministri shqiptar bëri me dije në atë kohë se të dyja qeveritë ndanë 100 mijë euro për Shtëpinë e Lindjes në Preshevë. Në mbledhjen e parë të përbashkët, dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, firmosën një ndihmë prej 100 mijë eurosh për pajisjet spitalore për maternitetin e Preshevës.

 

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ajo periudhë, duket se ende nuk është bërë asnjë gjë, ndaj qytetari i Preshevës i ka shkruar disa herë Ramës në Facebook, por ai jo vetëm që nuk i është përgjigjur, por edhe e ka bllokuar.

Advertisement

 

“Kam një shqetësim dhe dua të më ndihmoni. I kam bërë Edi Ramës për të 37-ën herë të njëjtën pyetje nëpër statuse dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më bëri edhe block. Do të doja t’ia bëja të njëjtën pyetje dhe kjo është e 38-ta herë që ia bëj: Zotri Kryeministër EDI RAMA, si po shkojnë punimet në ndërtimin e spitalit në Luginën e Preshevës?”.

 

Nuk e dimë se çfarë është duke u bërë me këtë premtim dhe me ato 100 mijë euro fonde, ama të paktën shpresojmë që Rama të mund ta lexojë dhe të mund t’i kthejë përgjigje pyetjes së qytetarit.

 

View Comments (1) View Comments (1)
  1. ” ..me pase mujte gjithekushe me majte shpi ,Kola jeme i kishe kqyre tri (3) “..!
    kishe thone nji grua plake nji komshiut matrapaz per Kolen ( burrin ) e saje , i cili , mezi po ja dele ta mbaje shtepine dhe familjen e vete sikur edhe Z. Rama i cili e kenaqi shtetin ( shtepine ) e tij Shqipërisë dhe tani , i paska mbete eksik Presheva , Kosova , Maqedonia prendimore ose M. i Zi
    Pore ,e rendesishme eshte qe ai e realizoi endrren e tije te kahemoteshme ta vizitoje Bg. dhe me Vucicin te shkembeje batuta . Gjithe kjo teatro dhe mashkarade mediatike mbaroje me disa batuta dhe ulje koke para kriminelit …
    S po e dijme se pase vizites se Z. Rama ne Bg , ishte i madhe nomi , apo me i madhe ishte dami…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + 10 =

Previous Post

Konculi, "Gracanica" e Luginës së Preshevës , ku valon flamuri, por ai shqiptar

Next Post

Shqiptarët dominojnë serbët në Zvicër, të tretët pas italianëve dhe gjermanëve

Advertisement