Këshilli Kombëtar Shqiptar uron gjithë popullin shqiptarë me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.Përkundër faktit se pozita e kombit tonë në Ballkan është avancuar, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës ata të cilët vazhdojnë edhe më tej të diskriminohen nga ana e Beogradit zyrtar. Në këtë ditë feste, në vend të organizimit të programeve me karakter manifestues, fatkeqësisht populli i Luginës është i shtrënguar të protestojë në kërkim të lejimit të përdorimit të simbolit kombëtar

Bujanoc, 28 nënto / AIK-Presheva jonë

           Në këtë ditë feste, në vend të organizimit të programeve me karakter manifestues, fatkeqësisht populli i Luginës është i shtrënguar të protestojë në kërkim të lejimit të përdorimit të simbolit kombëtar. Natyrisht se dëshira e madhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do të ishte që të gjithë faktorët relevant shqiptarë  t’i gjejë të bashkuar.

Përvjetori i nëntëdhjetenëntë i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se ku ata jetojnë. Edhe përkundër faktit se pozita e kombit tonë në Ballkan është avancuar, janë shqiptarët e Luginës së Preshevës ata të cilët vazhdojnë edhe më tej të diskriminohen nga ana e Beogradit zyrtar.

Shpresojmë se kjo do të jetë festa e fundit të cilën e shënojmë me protesta dhe se vitin e ardhshëm këtë ditë të madhe për popullin tonë ta festojmë në mënyrë zyrtare nën valimin e flamurit tonë kuq e zi.  Kjo ishte edhe dëshira e Ismajl Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, e të tjerëve, e shprehur 99 vite më parë. Duke shpresuar se të gjitha synimet tona do të realizohen, gëzuar Ditën e Flamurit,thuhet në urimin e dërguar nga Shërbimi për Informim i KKSH-së.

SHPËRNDAJE