Ontario, 16 qershor – Policia kanadeze të mërkurën ka arrestuar një mashkull, i cili dyshohet se ka vjedhur një objekt jo të zakonshëm – shtëpinë mobile të gjatë afër 14 metra.

Si kanë njoftuar nga policia, viktima e kësaj vepre, pronari i shtëpisë me të ardhur te vedi i shtëpisë së tij ka vërejtur se shtëpia e tij mobile, 10 vjet e vjetër, thjesht nuk është në vendin ku duhej të ishte.

Pronari thirri menjëherë policinë, e cila fillo aksionin e kërkimit për gjetjen e shtëpisë montazhe, që vlerësohej të ishte e vlefshme rreth 21 mijë euro. Pasi pronari ishte i bindur se hajni nuk ka mundur të shkojë larg brenda asaj periudhe të shkurtër, policia ka konkluduar se ai nuk ka mundur të ketë ikur aq larg. Dhe, së shpejti kanë ndaluar një maune, në të cilën gjendej shtëpia, kurse shoferi 43-vjeçar pohonte se shtëpia është pronë e tij dhe se këtë mund ta dëshmojë me dokumente. Në fund policia erdhi në përfundim se edhe dokumentet ishin falsifikuar dhe ka akuzuar hajnin për vjedhje të shtëpisë dhe për falsifikim të dokumenteve, kurse përveç kësaj ai do të duhet të paguajë edhe për dëmin e shkaktuar gjatë vjedhjes së shtëpisë.

Policia nuk ka njoftuar se si ka arritur hajni të ngarkojë shtëpinë në maune.

SHPËRNDAJE