Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas kërcënimit me bombë, raporton Express.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se aeroporti është mbyllur përkohësisht.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

SHPËRNDAJE