Të gjithë e dijnë se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, përpara se të vinte në krye të këtij institucioni, ishte dhe vazhdon të jetë ndër ndërtuesit më të suksesshëm e më të njohur jo vetëm të kryeqytetit, por edhe të vendit.


Jetën e mirë të cilën e bën z. Ademi zakonisht kemi mundur ta shohim tek djali i tij, Trimi i cili njëherit është edhe një nga këngëtarët më të dashur i të rinjëve në vend, kjo pasi që presidenti Ademi në përditshmëri është shumë modest dhe nuk është se preferon të bie në sy me makina superluksoze sic ia lejojnë mundësit apo me gjëra të tjera të shtrejta.
Megjithatë, për komoditetin e tij personal, z. Ademi shpenzon jo pak para, sidomos në veshjen e tijë firmato, ku së fundi mund të shohim t-shirtin e tij të markës së njohur “Moncler” e cila pas hulumtimeve në shitoret online të kompanisë, kemi konstatuar se kushton diku tek 153 funta angleze apo 179 euro, që është një shumë e konsiderueshme kjo, kur po flasim për një bluzë të vetme.


Pra, vlenë të theksohet se standardi i jetesës së z. Ademi vërtetë është i lartë, por ky standard buron nga puna e ndeshme dhe e gjatë, përpara se të vinte në krye të FFK-së, ku po bën një punë të mrekullueshme tash e tri vite.

SHPËRNDAJE