Dark Mode Light Mode

Kamberi dhe Mustafa, pas kthimit nga Amerika: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje për Luginën

Kryetari i Bujanocit dhe i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa, kanë vizituar Uashingtonin, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në një bisedë të përbashkët në Zërin e Amerikës ata diskutuan për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.

Advertisement

“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

“Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 4 =

Previous Post

Pas Berlinit, Thaci i vonuar, ne Parsi me 1 korrik do te kerkoj Luginen, te cilin bashkim Presheva e kishte kërkuar para 30 vitesh

Next Post

Presidenti serb Vucic i pergjigjet Shaip Kamberit per bashkimin e Lugines me Kosovën

Advertisement