Dark Mode Light Mode

Kadare: Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, më të mëdhenjtë e kombit

kadareeeShkrimtari i madh Ismail Kadare ka deklaruar sot se Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenj të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Evropës e të njerëzimit mbarë.

“Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenj të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Evropës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm në trajtë, për ne, shqiptarët, ka një gjë sublime që i bashkon…”shkruan shkrimtari madh në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Gjergj Kastrioti, simbol i vullnetit tonë për liri dhe qytetërim evropian, libri i Gjon Buzukut, mëshirimi i etjes së shqiptarëve për kulturë dhe dritë, dhe Nënë Tereza, mëshirimi ynë i madh i harmonisë, përdëllimit dhe dashurisë për popujt dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh”, shkruan Kadare.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − seven =

Previous Post

Beogradi "harron", por Amerika s'harron. USAID ndihmon Preshevën, për pritjen e mire te emigrantëve

Next Post

Sot, 7.000 shqiptare në Mekë (haxhë) 700 shqiptare në Vatikan

Advertisement