joinnzuutzTiranë, 19 nëntor  -Në samitin e diasporës të organizuar në Tiranë, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka takuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Musliu-Rama kanë biseduar për situatën aktuale politike ekonomike dhe te sigurisë ne Luginën e Preshevës. “Nga ky takim me kryeministrin shqiptar Edi Ramën biseduam kryesisht për arsimimin dhe çështjen e  diplomave si dhe kuotave për studentët shqiptarë..” ka deklaruar z.Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” duke folur për takimin me kryeministrin shqiptar sot në Tiranë.

 

Musliu: Kërkova nga Edi Rama te merret vesh seriozisht me Vucicin dhe të njohin diplomat e studentëve shqiptare ne Lugine që kane studiuar ne Shqiperi 

dipasppss

“Mos naj bën rrefsh si Thaçi, na trego e keni ndërmend ta ndihmoni Luginën e Preshevës a jo, se Presheva i ka sytë kah Tirana  ?..” i ka thënë z.Musliu kryeministrit shqiptar Edi Rama. Po ashtu nga Edi Rama kërkova qe Tirana te merret vesh seriozisht me Vucicin dhe të njohin diploma e studenteve shqiptare ne Luginë qe kane studiuar ne Shqipëri.

Ne samitin e quajtur “diaspora shqiptare” janë pare edhe liderë nga Lugina e Preshevës, që prezenca e tyre u komentua ne mënyra te ndryshme, çka  shume kush ka shtruar pyetjen çfarë e kërkuan aty, apo a ishte momenti qe ne ketë takim te “diapsores shqiptare” domosdo te jenë edhe ata, kur dihet se shqiptaret e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk janë diaspore, por pjese e trojeve shqiptare, pjesë e trungut te Shqipërisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Samiti ne fjale ka rëndësi   për diasporën tonë shqiptare. Prania ime si kryetar i Keshillit Kombëtar Shqiptar ka arsyet e veta te jem sot këtu, sepse aktualisht nga Lugina e Preshevës ne perëndim gjendet mbi 50.000 mije shqiptare, ku vetëm ne Zvicër janë mbi 20 mije sish. Për shkaqet e këtij eksodi, migracioni masovik dihet edhe botërisht, se ai po ndodhë sot e kësaj dite për shkak presionit dhe politikave diskriminuese të regjimit serb ne Luginën e Preshevës,. qe unë do ta quaja si spastrim etnik..” ka deklaruar Jonuz Musliu kyretar i KKSH-së gazetarit te “Presheva jonë” ne Tiranë qe po ndjek persëafërmi Samitin e diasporës shqiptare.

Samitin per diasporen po e ndjek edhe kryetari komunes se Presheves Shqiperim Arifi. Kryetari i Preshevës me këte rast ka propozoi sot ne Tiranë që të caktohen prioritetet, ku me theks të veçantë, rëndësi më të madhe t’i jepet zhvillimit ekonomik, si parakusht për stabilitet ekonomik e social dhe politik.

Ndryshe kryetari PVD-së Riza Halimi në kete samitin në Tiranë të ju eshte drejtua me dy pyetje Edi Ramës për shqiptarët e Luginës së Preshevës rreth gatshmerisë së homologut të tij serb Vucic  për ti zgjidh këto probleme e shqiptareve ne Lugine, per diplomat,. tekstet shkollore etj..

 

 

 

SHPËRNDAJE