Dark Mode Light Mode

Jonuz Musliu homazhe tek komandanti i UCPMB-së Fatmir Ibishi në Koncul

Ish-drejtori i Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu me ish-bashkëluftëtarë, kanë përkujtuar komandant Fatmir Ibishin duke bërë homazhe tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul.

 

Bujanoc, 26 shkurt – Ish-drejtori i Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka vizituar sot vendin e rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, 17 vite më parë në fshatin Konçul, më 26 .02. 2000, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Advertisement

 

Sipas Ish-drejtorit të Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliut, sot ai me ish-bashkëluftëtarë, në përkujtimin të rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, ka vizituar duke bërë homazhe tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul, më 26 .02. 2000! Musliu theksoi se “Aty ku krismat e pushkës së UÇPMB-së dhanë kushtrimin dhe mobilizimin e djemve dhe vajzave mbarë hapësirave shqiptare t`i bashkohen misionit të shtrenjtë të rrugës drejt bashkimit kombëtar!”. “LAVDI veprës heroike të Komandantit Fatmir Ibishi dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar”, janë shprehur bashkëluftëtarët në përkujtimin të rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, ka vizituar duke bërë homazhe dhe kanë vënë kurore lulesh tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul. Metali Krasniqi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + ten =

Previous Post

Një çerek shekulli nga Referendumi për bashkim me Kosovën. Presheva ende nën Serbi

Next Post

Mijailoviç: Policia në Luginën e Preshevës aksham sabah pasul. Nuk është cudi qe te refuzojë të shërbejnë

Advertisement