Ministri japonez për Rindërtimin, Ryu Matsumoto ka njoftuar dorëheqjen e tij vetëm një javë pas marrjes së detyrës.

Ai është kritikuar jashtë mase për deklarata të rënda ndaj guvernatorëve të zonave të prekura nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Ai kishte thënë se qeveria nuk do t’i ndihmonte zonat në fjalë financiarisht, nëse autoritetet lokale nuk do të dilnin me propozime konkrete për rindërtimin.

Dorëheqja do të rrisë presionin ndaj kryeministrit japonez Naoto Kan dhe qeverisë së tij, që nuk gëzon një popullaritet të mirë.

Caktimi i Matsumoto në ministrinë e re të krijuar pas tërmetit shihej si një përpjekje për të shmangur kritikat ndaj administratës Kan.

SHPËRNDAJE