Kanë kaluar më shumë se dy muaj kur ajo morri postin e të parit të Kosovës, ndërsa edhe pse nuk dëshiron të flasë për këtë çështje, presidentja Atifete Jahjaga, nuk e mohon mundësin e kandidimit për postin e të parit të vendit atëherë kur të mbahen zgjedhjet presidenciale në bazë të marrëveshjes së arritur mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit.

Presidentja Jahjaga citohet të ketë thënë se zyrtarisht është ende herët të flitet për këtë çështje.

“Është herët për nj deklarim të tillë, sepse deklarimi për kandidim do të nxiste akuza se unë paskam ambicie që t’u imponohem partive politike. Ndërkaq deklarimi mohues do të thoshte se unë jam vetëm një administratore që dua të kaloj radhën dhe se nuk paskam ambicie të jem e përkushtuar dhe në shërbim të popullit dhe vendit tim. Për këtë do të vendos në kohën e duhur dhe në momentin përshtatshëm”, ka deklaruar Presidentja Jahjaga.

SHPËRNDAJE