Shpesh mendojmë se për të ndjekur një dietë të shëndetshme mjafton që të eliminojmë ushqimet e rënda dhe kalorike.

Sigurisht që duhet reduktuar konsumimi i shumë elementëve të dëmshëm për organizmin, por fillimisht duhet të përqendrohemi tek futja në dietën e përditshme të disa ushqimeve të domosdoshme.

Janë disa ushqime që përmirësojnë dietën tonë dhe që e bëjnë trupin më të shëndetshëm.

Arrat

Arrat kanë shumë kalori dhe duhen konsumuar me sasi të moderuar, por pikërisht yndyra që përmbajnë është jashtëzakonisht e mirë për organizmin. Duke konsumuar këtë lloj yndyre që gjendet tek arrat, organizmi redukton kolesterolin e keq dhe ul rrezikun për iktus dhe sëmundjet kardiake. Arrat janë një burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Peshku i pasur me yndyrë

Nëse konsumohet me masë, peshku i llojit salmon, sardele dhe troftë është thelbësor për shëndetin. Jo vetëm që është i pasur me vitamina dhe minerale, por përmban edhe Omega 3, një element i domosdoshëm për organizmin e njeriut.Këta lloj peshqish që ju përmendëm me lart kanë efekte shumë pozitivë, pasi ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake, të dëmeve cerebrale, iktusit dhe kancerit të prostatës. Ndërkohë rezultatet e një kërkimi të publikuar në “British Journal of Ophthalmology”, tregojnë se Omega 3 është një element shumë i mirë për shëndetin e syve.

Panxhari

Panxhari është një superushqim për shkak të efekteve të jashtëzakonshme që ka për shëndetin. Studime të shumta tregojnë se nëse konsumohet lëngu i panxharit, mund të përmirësohet shëndeti i zemrës, funksioni i mëlçisë dhe reduktohet rreziku i kancerit. Panxhari është një burim me vitaminë C, e domosdoshme për rritjen dhe riparimin e indeve. Te panxhari gjendet edhe acidi folik që parandalon aneminë dhe rrezikun e defekteve te fëmijët që ende ndodhen në barkun e nënës.

Qepa

Ushqime si qepa, hudhra, bishtat e qepëve të njoma mund të bëjnë mrekulli për organizimin tonë. Studime të shumta tregojnë se si qepa është në gjendje që të ulë nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Qepa mund të ulë nivelin e presionit të gjakut tek personat që e kanë problem. Po ashtu është një luftues i mirë kundër baktereve dhe lufton viruset e ndryshme që janë në qarkullim, sidomos në stinën e ftohtë të dimrit, ku rezistenca e trupit bie ndjeshëm për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

Perime me gjethe jeshile

Perime të tilla si spinaqi janë të pasura me hekur, potasium, kalçium dhe vitaminë C. Mënyra e rritjes së spinaqit, e bën këtë produkt të pasur me elementë të domosdoshëm për shëndetin e njeriut.

Manaferra, boronica…janë te pasura me antioksidantë me kapacitet qe te përmirësojne shikimin, te parandalojne infeksionet në kanalin urinar dhe në luftimin e kancerit të shtyllës kurrizore.

Fasulet

Nga studimet e fundit thuhet se personat që kërkojnë uljen e peshës mund të besojnë te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, përvecse ndihmojnë një person që të dobësohet, furnizojnë trupin me energji dhe kanë proteina dhe substanca të tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina të tjera të grupit B.

Domatet

Ndonjëherë vlerat e domates lihen në hije. Por në fakt efektet e jashtëzakonshme të saj janë të padiskutueshme. Domatet forcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë shëndetin e zemrës, ndihmojnë në përmirësimin dhe hollimin e gjakut dhe të disa sëmundjeve të tjera, përfshi edhe zemrën.

SHPËRNDAJE