Autoritetet italiane kanë sekuestruar pasuri me vlerë 800 milionë euro të një biznesmeni ndërtimesh, që dyshohej se shërbente si fasadë për një klan kriminal të organizatës mafioze Kamorra. Sipas raportimeve të mediave italiane, hetimet e agjentëve të anti-krimit të organizuar kanë mundësuar identifikimin e titullarëve të disa shoqërive, që shërbenin si përfaqësues të klanit Casalesi, që merr emrin nga zona ku operon, Kasal di Prinçipe.Pasuritë e sekuestruara konsistojnë kryesisht në banesa, automjete luksoze, si dhe kompani që kishin funksione të ndryshme, kryesisht financiare.

Ndërkohë, në një operacion tjetër kundër krimit të organizuar, policia e Napolit ka arrestuar 18 persona, anëtarë të dy klaneve të Camorra-s, të akuzuar për tentativë vrasjeje, zhvatje, dëmtim prone dhe krime raciale me metoda mafioze.

Nga hetimet e Drejtorisë Rajonale të Antimafias ka rezultuar se anëtarët e klaneve Casella dhe Circone i kishin vënë zjarrin një kampi romësh, me qëllim që fëmijët romë të mos frekuentonin më shkollat ku shkonin fëmijët e tyre.

SHPËRNDAJE