Dark Mode Light Mode

Islami: Ja pse e vranë gazetarin, Bardhyl Ajetin

bardhhPublicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, 11 vite pas vrasjes së gazetarit të Gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajeti ka folur për vrasjen e tij për të cilen ende nuk janë zbuluar fjatorët.

Islami ka thënë se Bardhyl Ajetin e vranë, sepse ai vriste vrasësit me të vërtetën e tij të shkruar, e vranë pas shpine, ata që thoshin ne po bëjmë politikën Kombëtare.

“Bardhyl Ajetin e vranë,sepse ai vriste vrasësit me të vërtetën e tij të shkruar, e vranë pas shpine,ata që thoshin ne po bëjmë politikën Kombëtare e po vrasim tradhtarët, e vranë pas shpine, sepse ashtu kishin bërë qindra vrasje pas luftës. Qytetaria jonë duhet të ngrihet, të thërras me zë të lartë,deri në kupë të qiellit, vrasësit në pranga,sepse vetëm atëherë, shpirti i Bardhylit e qindra tjerave mund të jenë të qet. Vjedhja e dëshmive në policinë e Kosovës,tregon më së miri pistën e parë, se ku duhet të hetohet për të ardhur tek vrasësit, ata nuk janë larg, ata janë afër nesh edhe më afër se ne mendojmë . Drejtësi vepro me shpejtë, drejtësi mos u bë peng i atyre që vranë, drejtësi thirre shpirtin e drejtësisë të dënoj drejtësisht kriminelët”, ka shkruar Islami në Facebook./A.M.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 1 =

Previous Post

Bajrush Morina: Një letër në varr te Bardhyl Ajeti (11 vjet pa Ty)

Next Post

Milaim Zeka: Jam i kërcënuar seriozisht nga grupi i Azem Sylës (Foto)

Advertisement