Dark Mode Light Mode

Interi po planifikon ta shpërblejë trajnerin Inzaghi me kontratë të re

Interi është mjaft i kënaqur me punën që po e bën trajneri Simone Inzaghi.

Ish-futbollisti italian po e udhëheq me sukses ekipin “Nerazzurri” drejt titullit të kampionit në Itali, ndërsa në edicionin e kaluar shkoi deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Për këtë, Zikaltrit kanë vendosur ta shpërblejnë ish-trajnerin e Lazios me kontratë të re, shkruan “Gazeta Express”.

Advertisement

Inzaghi do ta vazhdonte me kënaqësi punën tek lideri i Serie A, i cili synon të jetë i suksesshëm edhe në këtë edicion në Champions.

“Jam mjaft i lumtur këtu në Inter”, deklaroi fillimisht trajneri i Interit.

“Kontrata e re? Nuk është një çështje. Ndihem mjaft mirë në këtë klub, me këtë bord dhe natyrisht me lojtarët e mi. Jam i fokusuar veç në paraqitjet tona”, përfundoi Inzaghi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + fourteen =

Previous Post

“A e prish familjen IVF në spitale private”, aksion para Kuvendit, shkruhen emrat e deputetëve që po e kundërshtojnë projektligjin

Next Post

Drenusha Latifi publikon mesazhet mbështetëse që ka marrë pas rrëfimit për dhunën nga ish-bashkëshorti

Advertisement