Kur jemi në prag të ndeshjes Kosovë-Lituani, disa mediave në Kosovë dikush i ka ngjarë në Zlatan Ibrahimoviqin, apo nuk e dim cfarë shpjegimi tjetër mund të japim për artikuj ku thuhet se Ibrahimoviq ka ardhur në Prishtinë, si dhe se siguria për të është e hekurt, e askush nuk mundet ta takojë.

Nga burime të sigurta brenda organizatorëve të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, ne marrim vesh se jo Suedia, por as Lituania nuk ka arritur ende në Prishtinë, andaj i bëjmë ftesë kolegëve tanë të sportit që të mos bredhin rrugëve apo hoteleve duke e kërkuar Ibran apo ndonjë yll tjetër suedez, ata vijnë të shtunën, me datë 27, e atëherë me siguri se do të mund edhe t’i shohim, pse jo edhe t’u marrim ndonjë opinion.
Gjithashtu edhe rreth informacioneve se kombëtarja po dështon të realizoj stërvitjet e futbollistëve, si rezultat i ngecjeve apo organizimit të dobët nga ana e FFK-së, ashtu sic edhe jemi informuar zyrtarisht nga FFK, mos mbajtja e seancave stërvitore nuk ka pasur lidhje me borën apo mos pastrimin e borës, por me vonesat e futbollistëve gjatë udhëtimit për në Prishtinë, kjo si rezultat i kushteve meteorologjike.
Le të i dëshirojmë djelmoshave suksese, le të na bëjnë krenarë këto 10 ditë, le të jemi unik rreth tyre e për ta.

SHPËRNDAJE