Cmimi “Beqir Musliu” i bën nder Gjilanit dhe komunitetit letrar dhe sado simbolik që është për nga vlera, megjithatë është inkurajues për krijimtarinë letrareRamadan Musliu, i cili e ka arsyetuar vendimin e jurisë, tha se shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i mbi 40 veprave letrare në gjininë e poezisë, të prozës dhe të dramës, përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe.
 
Tefik SELIMI

Mw nw fund, fitues i sivjetmë i çmimit letrar “Beqir Musliu” është shkrimtari ynë Ibrahim Kadriu. Ky ishte vendimi i jurisë së përbërë nga dr.Agim Vinca, studiues i letërsisë, Miradije Ramiqi, poete dhe Ramadan Musliu, kritik letrar. Vendimi është bërë publik të martën, në zyrën e kryetarit të komunës, i cili edhe e ndan këtë çmim prestigjioz, që jepet nga viti 2004 e këndej. Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili e ndan këtë çmim letrar, ka thënë se juria ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ndryshe, duke premtuar vazhdimësinë e kësaj tradite, ai ka nënvizuar se çmimi “Beqir Musliu” i bën nder Gjilanit dhe komunitetit letrar dhe sado simbolik që është për nga vlera, megjithatë është inkurajues për krijimtarinë letrareRamadan Musliu, i cili e ka arsyetuar vendimin e jurisë, tha se shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i mbi 40 veprave letrare në gjininë e poezisë, të prozës dhe të dramës, përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe.

SHPËRNDAJE