Dark Mode Light Mode

“Ia merrni Chelsean Abramovichit”, vjen kërkesa nga Britania e Madhe

Presidentit të Chelseat, Roman Abramovich iu mohua nga sot futja në territorin e Britanisë së Madhe dhe jetesa aty.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.

E Abramovich shihet si një njeri i afërt i Putinit, të cilin e ka ndihmuar për ta bërë fuqinë që e ka sot.

Advertisement

Mirëpo, britanikët nuk janë ndalur me kaq.

Politikanët po mundohen ta shfrytëzojnë influencën e tyre dhe duan ta godasin edhe më shumë Abramovicin, i cili për herë të fundit kishte qëndruar në Londër në fund të vitit që shkoi.

Politikani britanik, Chris Bryant e përdori privilegjin parlamentar për të propozuar që miliarderit rus t’i hiqet nga pronësia edhe klubi anglez, Chelsea.

Abramovich e kishte blerë Chelsean disa vite më parë dhe e bëri atë njërin prek klubeve më të mira në Evropë.

Madje, “Blues” janë edhe kampionë aktualë evropianë dhe botërorë, raporton “Daily Mail”.

Mirëpo, tash 55 vjeçari rrezikon ta humbasë pronësinë që e ka në Chelsea, por edhe rezidencën e tij në Londër dhe çdo gjë që e lidh me këtë shtet.

Abramovichit i ishte refuzuar viza para pak vitesh, ndërsa më pas e kishte marrë nënshtetësinë izraelite dhe futej në territorin e Britanisë së Madhe përmes pasaportës izraelite.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =

Previous Post

UEFA i bën Amir Rrahmanit urim special për ditëlindje

Next Post

Deputetja ukrainase kërkon që shtetet perëndimore t’u dërgojnë ushtarë për t’u dal në ndihmë kundër Rusisë

Advertisement