Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të banesës së një të dyshuari të mërkurën janë konfiskuar substanca narkotike, si marihuanë, kokainë e heroinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me rastin kanë arrestuar L.M, mashkull, 1997 dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Si prova materiale janë konfiskuar: 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg, një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr, një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr, 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr, 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr, një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Rasti është në trajtim nga policia dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

SHPËRNDAJE