Dark Mode Light Mode

Hoti për “letrën e krerëve të shtetit për Asociacionin”: Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që Gazeta Nacionale raportoi se tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hoti ka thënë se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tashmë janë ta arkivuara në kuvend duke thënë se “mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër”.

“205 mijë nëshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës. Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.”, ka shkruar Hoti.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 6 =

Previous Post

NYT: SHBA i tha Rusisë se Shteti Islamik po planifikonte të sulmonte Moskën

Next Post

Von Cramon e cilëson bllof deklaratën e Vuçiqit për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse Kosova pranohet

Advertisement