Buzë plazhit të bukur të Shëngjinit, gjendet Hotel SunSet, një ambient në të cilin pushon jo vetëm trupi, por edhe shpirti e mendja. Një ambient që të bënë të ndihesh absolutisht si në shtëpinë tënde, kjo falë traditës mikpritëse të familjes Prela, të cilët djersën e ballit por edhe disciplinën e punës në Evropë, kanë vendosur ta rikthejnë si investim në tokën shqiptare, duke i ofruar bregdetit një ambient në të cilin kur prenoton, nuk merr vetëm dhomën dhe ushqimin, por edhe miqësinë e përhershme me pronarët.
Me një kuzhinë sa tradicionale shqiptare të malësisë e bregdetit, aq edhe bashkëkohore, në varësi të kërkesave të klientëve, Hotel “SunSet” edhe këtë verë ka hapur dyert e sajë për të pritur pushuesit gjithandej nga vijnë.
Dashurinë me të cilën është trajtuar çdo detaj i hotelit e vëren që në hyrje tek restoranti i cili ofron komoditet për pushesit, pastaj tek pastërtia në ambientet e kuzhinës, fanatizmi me të cilin e mirëmbajnë cdo pjesë të hapsirave ku përgatitet ushqimi juaj, duke vazhduar pastaj tek dhomat të cilat janë trajtuar me ngjyra të ndryshme plotë dashuri, në secilin prej kateve të hotelit, duke mos e harruar edhe përkushtimin që kanë zonjat që përkujdesen për dhomat, të cilat janë shumë detajiste.
Përveç mikpritjes dhe rehatisë që gjeni në Hotel SunSet, ambientet janë të disponueshme edhe me parkingun nëntoksorë për makinën tuaj, të cilën mund ta parkoni në momentin e arritjes, deri në momentin që largoheni, pa asnjë shqetësim.
Ne mund të vazhdojmë e të shkruajmë pa ndalë për përvojën tonë me stafin e Hotel SunSet, por do të ju prezantojmë fotografitë, në mënyrë që të mos ketë më vend për fjalë.
Për çdo informacion që keni nevojë, deri tek rezervimi i dhomës tuaj për pushime, po ju lëmë numrin e telefonit të hotelit, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7.
00 355 69 2144 244