preshsjjsTreva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare.

 

 

Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”
preshsjsjPrej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve. Duke e qarte se prej nga mund te ket dalur thënia «si prazi n’bahqe », ka shkruar agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Rilindja Kombëtare

Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S’bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.

 

Arkeologji

Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t’i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s

 

Presheva nën sundimin Osman

Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.

Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.

 

Akademiket shqiptare nga Presheva: Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”

prshshssProfesor Doktor Ramiz Abdylimendon se Lugina e Preshevës është një territor shqiptar, por i okupuar nga “Serbia e Madhe”.

Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Prandaj, i perkujtojme Beogradit se pos Kosovës që ishte dikur, edhe Lugina e Preshevës sot ka mbetur një territor shqiptar i okupuar qe disa vitesh, i mbetur në «Serbinë e Madhe». Për hire të vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashtu edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe të Shipërisë sepse ato shtrihen ne tokat ilire.” ka deklauar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” historiani Abdyli.

Duke komentuar idenë e hedhur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, historiani shqiptar thotë se nuk duhet të ndodhë, për shkak se të dyja territoret janë historikisht shqiptare.

 

Akademik Idriz AJETI: Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore

«Nga koha e «kralit» edhe sot e kesaj dite synimet e Serbise jane ta zabrzin Kosovën Limdore nga shqiptaret, qe programi i tyre i apsrimeve etnike vec po deshmohet me Medvegjë, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 98 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit tonë.

Akademiku nga Medvegja Idriz Ajeti është një emër i mirënjohur jo vetëm në rrethet e atyre që merren me studime albanologjike, po në mbarë botën shqiptare. Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë. Ai edhe pse 98 vjecar jo vetem fjalën por edhe menjen e ka “top” dhe m kenqesi flet per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”, por me dhembshmëri flet për zbazjen e vedit te tij nga shqiptarët i cili tek bashkombasit e tij jep mesazhin: Mos e lëshoni Medvegjën, Luginën… ndryshe ajo pa shqiptare nuk do të quhet Kosovë Lindore !
I pyetur fillimisht për situatën, sidomos lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etinike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshvës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Kosovën Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.

SHPËRNDAJE