z_1471096203-9580869Përgjimet e fundit të publikuara nga Gazeta Insajderi, nxjerrin edhe një herë në skenë Guxim dhe Ngadhënjim Grabovci, djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci të cilët para tre vitesh kishin rrahur një pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Ata si protagonistë të përgjimit të sotëm, arrijnë që në vitin 2011 t`i sigurojnë një vend në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, shokut të tyre Fidanit. Kurse për sulmin ndaj policit dënimin e paguan me para.

Dy vëllezërit Grabovci në mesnatën e 14 shkurtit e kishin rrahur deri në alivanosje policin nga Vushtrria Avni Selaci, pasi i ai i kishte ndalur për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në media ishte raportuar se si Guximi dhe Ngadhënjimi gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor ishin sjellë në mënyrë arrogante.

“Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, pati thënë një zyrtar policor që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit.

Fillimisht, prokurorja që kishte qenë kujdestare ditën kur ndodhi sulmi, Merrushe Llugiqi, rastin e pati kualifikuar vetëm si vepër kundërvajtje, por pas raportimit të medieve Prokuroria nga kundërvajtje, prokuroria e ka kualifikuar atë në vepër penale, si sulm ndaj personit zyrtar.

Ata u dënuan në maj të vitit 2015 me nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të rrahjes së policit. Ky ishte dënimi fillestarë, mirëpo ata nuk mbajtën asnjë ditë të vetme burg, për shkak se dënimi i tyre u konvertua në para, tre mijë euro për gjashtë muaj burg.

Pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar që të rritet dënimi që shqiptoi Gjykata Themelore, në fillim të këtij viti Gjykata e Apelit refuzoi këtë kërkesë të prokurorisë.

Me nga 3 mijë euro për secilin, përfundoi gjithçka sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Përveç këtij rasti të shmangies nga dënimi me burgim, për djemtë e Grabovcit u dëshmua se shteti nga ta shihet si pronë private për rehatimin edhe të shoqërisë së tyre.

Në përgjimin e fundit dëshmohet qasja që ata kanë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane e cila në atë kohë drejtohej nga Vlora Citaku, tash ambasadore në Neë York.

Ngadhënjimi dhe Guximi arrijnë që t`i sigurojnë një vend në Ministrinë e Integrimeve, shokut të tyre Fidanit edhe pse ai nuk kishte njohuri të mira të Gjuhës Angleze që ishte njëri nga kriteret kryesore. /Insajderi.com

SHPËRNDAJE