Dark Mode Light Mode
21 gola në 32 ndeshje, “El Classico” në këmbët e Messit
Hesht Tirana, Turqia i përgjigjet ministrit grek të Mbrojtjes: Nuk ke kapacitete për të kuptuar
Zvicra dënon perdhunuesin serb me 5 vjet burg

Hesht Tirana, Turqia i përgjigjet ministrit grek të Mbrojtjes: Nuk ke kapacitete për të kuptuar

erdoganjpg-thumb-large

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjien e parë nga Ankaraja zyrtare.

Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.

Advertisement

“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, informon Tch.

Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 9 =

Previous Post

21 gola në 32 ndeshje, “El Classico” në këmbët e Messit

Next Post

Zvicra dënon perdhunuesin serb me 5 vjet burg

Advertisement