shaopakakaGjilan, 10 gusht  -Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune nje delgacion nga Kososva Lindore te rpire nga kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi dhe ai i Preshevës Shqipërim Arifi  me të cilët kanë bisyeduar për situaten aktuale politike dhe ekonomike ne rajon dhe bashkepunimin vëllazëror mes ketyre dy komaneve shqiptare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, ka preemtuar se Gjiani do ta mbeshes Lugnenen  Preshevës.

“Interesi ynë është që të punojmë më shumë me Brukselin dhe me Strazburgun si dy qendrat kryesore të BE-së, por edhe me partneritete të drejtëpërdrejta komunale në mënyrë që të ndikohet në zhvillimin e politikave lokale.Prandaj, duke kërkuar së bashku dhe duke paraqitur kërkesat tona së bashku do të arrijmë që kërkesat tona ti zgjidhim më shpejtë dhe më drejtë gjithnjë në kuadër të zhvillimit”, ka thënë nder tjera kryetari Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se në bazë të të gjitha parametrave, Gjilani është kryeqendër e këtij mikroregjioni dhe do të jetë një shtytës i fuqishëm i proceseve përpara.

Ndërsa nga ana e mysafireve nga kosova Lindore sikur Shqiperim Arifi edhe  kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, kane pohuar njezerit per agencine e lajemeve “Presheva jonë” se se kjo vizite e sotme ne Gjilan ishte me shume se zyrtare, ishte vëllezërore tek kolegu yne Lutfi Haziri,  bashkëpunim ky për rinisjen e funksionimit të mikroregjionit Evropian por edhe mundësi më e madhe për të bërë investime në infrastrukturë në përgjithësi, që është pritje e madhe e qytetarëve.

SHPËRNDAJE