Pak më shumë se një vit më parë, Periskopi kishte raportuar lidhur me një skandal që peshonte 335 mijë euro në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në qershor të vitit të kaluar, Periskopi kishte gjetur se në këtë skandal ishte e përfshirë zëvendësministrja Dalina Osmani, pasiqë një projekt sportiv që kishte destinacion Brezovicën me vlerë prej 335 mijë eurosh, i ishte dhënë për realizim hiç më pak se burrit të motres së zëvendësministres.

E Ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar për disa skandale në MKRS e me theks të veçantë për financimin e projekti “Drejt Malit” në vlerë prej 335 mijë euro dhënë motrës së zv Ministres, Daulina Osmani.

Sipas Haxhijajt ky projekt tashmë është nën hetim.

“Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti”, ka shkruar ai.

“Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime”, ka thënë Haxhijaj.

Postimi i plotë i Shasivar Haxhijajt:
I harruar nga vemendja e publikut dhe mediave!!
Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti.
Për qudi interesi i publikut po duket shumë i vogël për këto skandale, ndoshta gruri, vaij e sheqeri ja kanë marrë vemendjen.Më poshtë ⬇️ vetëm disa nga keqpërdorimet qindra mijëra euro të Ministrit Çeku, që deri më tani ka arritur për mrekulli ti mbaj jashtë syrit të publikut!
1️⃣ Dhjetra tender njëburimorë në fushën e trashegimisë kulturore;
2️⃣ Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime;
3️⃣ Financimi i “Databazës në Sport”, në vlerë 121 mijë euro, përfitues një OJQ e sapo e hapur, me objekt trajtimin e shëndetit mendor në sport, ndërsa projektin e parë e fiton për krijim të databzës në sport, projekt nën hetime.
4️⃣ Financimi i renovimit të Palestres së Sportit Sezair Surroi të Prizerenit, ku pas fillimit të punimeve nënshkruhet kontrata me kompaninë;
5️⃣ Financimi i Strategjisë Kombëtare në Sport dhe Ligjit të Sportit, në vlerë 200 mijë euro, mjete të bartura në Komitetin Olimpike të Kosovës, për të ju shmangur procedurave tenderuese;
6️⃣ Emërimi me vendim të ministrit të Kryetarit dhe Sekretarit të Federatës së Taekëondosë së Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Sport, Ligjin për OJQ, Statutin e Federatës, Kartën Olimpike, kallzim penal ndaj Ministrit, lënda nën hetime;Më poshtë ⬇️ vetëm disa nga keqpërdorimet qindra mijëra euro të Ministrit Çeku, që deri më tani ka arritur për mrekulli ti mbaj jashtë syrit të publikut!
1️⃣ Dhjetra tender njëburimorë në fushën e trashegimisë kulturore;
2️⃣ Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime;
3️⃣ Financimi i “Databazës në Sport”, në vlerë 121 mijë euro, përfitues një OJQ e sapo e hapur, me objekt trajtimin e shëndetit mendor në sport, ndërsa projektin e parë e fiton për krijim të databzës në sport, projekt nën hetime.
4️⃣ Financimi i renovimit të Palestres së Sportit Sezair Surroi të Prizerenit, ku pas fillimit të punimeve nënshkruhet kontrata me kompaninë;
5️⃣ Financimi i Strategjisë Kombëtare në Sport dhe Ligjit të Sportit, në vlerë 200 mijë euro, mjete të bartura në Komitetin Olimpike të Kosovës, për të ju shmangur procedurave tenderuese;
6️⃣ Emërimi me vendim të ministrit të Kryetarit dhe Sekretarit të Federatës së Taekëondosë së Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Sport, Ligjin për OJQ, Statutin e Federatës, Kartën Olimpike, kallzim penal ndaj Ministrit, lënda nën hetime;

SHPËRNDAJE