Dark Mode Light Mode

Harresa qeveritare ndaj shqiptarëve ne Serbi

Nga Muharrem SALIHU *

Në këtë periudhë intensive diskutimesh e analizash, deklaratash e kundërdeklaratash për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, pak kush po merret me gjendjen e shqiptarëve në Serbi, kryesisht në 3 komunat autoktone MedvegjëBujanoc e Preshevë. Në Kosovë e Shqipëri vëmendja po përqëndrohet te komentet dhe deklaratat e ndërsjellta të drejtuesve politikë dhe po “harrohet” të shihet e të pasqyrohet gjendja e shqiptarëve në Serbi, të cilët janë të prekurit direkt të kësaj gjendjeje.

Por, nëse drejtuesit politikë dhe shtetarët në Kosovë e Shqipëri po heshtin dhe nuk po i kushtojnë asnjë vëmendje gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e kundërta po ndodh në Serbi. Qarqet qeveritare po rrisin çdo ditë e më shumë presionin ndaj shqiptarëve, kryesisht në tri komunat autoktone Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, që të pranojnë si zgjidhje të vetme të problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve, tezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto veprime kryhen nga qeveria serbe, si përmes presionit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes veprime konkrete të tërthorta.

Advertisement

  • Autori Muharrem SALIHU pos qe eshte nje biznesmen dhe vepreimtar i shquar ne diasporën shqiptare. Ai eshte presidentit të Forumit Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi –AFEDS
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − seven =

Previous Post

Loja e UDB-së dhe PDK-së (SHIK-ut) për ta komprometuar faktin e dhunimit grave shqiptare nga kriminelët serbë

Next Post

Zyrtare: Fillon krijimi i Katalogut per emrat shqip në Serbi. Nuk do të ket me deformime. Jo më “Ilber” por Ylber, jo më “Iseni” por Hyseni, jo me “Skiprim” por “Shqipërim”. Jo më Jasarevic, por Jashari!

Advertisement