a260Protesta e radhës e partive opozitare do të mbahet javën e ardhshme. Opozita kishte planifikuar që të mbajë protestë në Prishtinë sot, por vetëm një ditë më parë u bë e ditur se kjo protestë është shtyrë.

Ndërsa sot, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se  po bëjnë përgatitjet për protestën që do të mbahet javën e ardhshme.

“Ne kemi qenë për me e mbajt protestën, mirëpo ka pasur hezitim për shumë rrethana. Nuk është anuluar, mirëpo është shtyr për një afat të pacaktuar kohor. Në javën tjetër do të marrim vendim për protestën e radhësh”, ka shtuar Haradinaj.

SHPËRNDAJE