Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kur filloi të shfaqet varianti Delta i Covid-19, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shëtitej në Greqi e Francë.

Ai foli për situatën në vend sa i përket menaxhimit të pandemisë nga ana e Qeverisë si dhe për skadimin e 133 mijë vaksinave.

Haradinaj tha se skadimi i 133 mijë vaksinave ndodhi për shkak të paaftësisë së Qeverisë .

“133 mijë vaksina skaduan për shkak të paaftësisë së qeverisë për të mobilizuar qytetarët. Nëse unë do të isha kryeministër do të dilja në studio televizive çdo ditë, e do provoja të bindja qytetarët, e nuk isha fshehur. Edhe sot e kundërshtoj orën policore. Kam kërkuar hapje të kontrolluar. Qëndrimet e mia gjithëherë kanë qenë hapja e kontrolluar, masat mbrojtëse, pa u dëmtuar ekonomia. Qeveria është treguar shumë e dobët në menaxhimin e pandemisë. Edhe konferencat për media, i bëjnë duke i thirrur vetëm 2 media. Qytetarët nuk kanë faj që gjobiten çdo ditë. Është torturë financiare për ilaçet, për familjet që kanë të sëmurë. Nuk ka kuptim qasja e Kurtit. Gjendja është e jashtëzakonshme. Spitalet e stërmbushura, e mjekëve në vend se tu rriten pagat, iu ipen shtesa në shumë shumë qesharake”, tha Haradinaj.

“Qeveria nuk na ka treguar se po skadojnë vaksinat, sepse do e bëja kontributin tim. Vet jam vaksinuar në të dy dozat dhe kam bërë thirrje qytetarëve për imunizim. Në Zvicër ipen vaksinat edhe në tren, edhe në diskoteka. Te ne janë hapur shumë pak qendra”, shtoi tutje ai.

Tutje Haradinaj, tha se gjendja në Kosovë ë shtë tragjike, ndë rsa Qeveria dhe Ministria e Shë ndetë sisë , nuk kanë blerë asnjë vaksinë , po janë duke pritur vetë m donacione.

“Situata është tragjike. Kurti e Vitia janë fajtorë. Në Kosovë nuk ka vaksina të blera, të gjitha janë donacione. Ata duhet të japin llogari për 133 mijë vaksinat e skaduara. Në gjendje lufte shëndetësore, kandidimi i Vitisë për kryetar komune, jam çuditur. Nuk ka as plane, as shtabe krize, as kurrëfarë ndërrmarje. Është e pabesueshme. 32 kanë vdekur vetëm sot”, sqaroi ai.

“Është dashur Qeveria të mbledh liderët, të mobilizojë njerëzit autoritativ, hoxhallarët, priftërinjt e shehlerët, sportistët, ndonjë anëtar të familjes Jashari e të tjerë, që bashkërisht të japin mesazh për vaksinat. Po flasim për jetën e njerëzve. I kam shkuar Kurtit në zyre për dialogun, do t’i shkoja prapë për ta ndihmuar për pandeminë”.

Hradinaj tutje tha se me fuqinë e votës parlamentare VV po e shpërfaq injorancën e saj dhe po e ngulfatë dialogun.

“Kurse sa i pë rket një séance të jashtë zakonshme pë r pandeminë , tha Aleanca e pë rkrah kë të seancë po nuk beson që do të ketë efekt. Shumica parlamentare, me fuqinë e votës, po e shpërfaq injorancën e po e ngulfat dialogun. Për këtë arsye edhe diskutimet në Kuvend, nuk kanë prodhuar rezultat, nuk janë konsideruar vërejtjet e sygjerimet tona”, tha ai në Dukagjin.

“Më tepër po kanë efekt debatet e studiove televizive. Në Kuvend edhe janë tallur me ne, për shkak të numrave që i ka pushteti. AAK e përkrah seancën për pandeminë. Por nuk besoj se do të ketë efekt”.

Po ashtu, Haradinaj tha se ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit, që të mos ti ketë në barrë tërë këto vdekje.

“Bëj thirrje për vaksinim, kurdo që ju krijohen mundësitë. Unë kam kërkuar dorëheqjen e Kurtit dhe të mos i ketë në barrë tërë këto vdekje të qytetarëve”, u deklarua ai.

SHPËRNDAJE