Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 28 vite më parë.
Haradinaj ka thënë se sot kujtojmë mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit.
“Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar “qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”.