Çifti “kreativ” nga Kanada, provuan të ikin nga rregullat e karantinës duke përdorur një qafore qensh, për të ecur si një “pronarë” dhe “qen”.
Një grua nga Kanada është gjobitur nga policia pasi doli që të “shëtis” të dashurin e saj me një qafore qensh, shkruan “DailyStar”.
Shumë shtete rreth botës kanë kërkuar nga qytetarët e vetë që të karantinohen përsëri, si pasojë e numrave të mëdhenj të të infektuarve, mirëpo kjo grua mendoi se kishte gjetur një mënyrë qesharake për të iu ikur rregullave, transmeton lajmi.net.
Gruaja e dashuruar, ishte e dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për të takuar të dashurin e vet, prandaj gjeti këtë mënyrë për të iu ikur ndalesave të lëvizjes.
Në Quebec të Kanadasë, qytetarët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre prej orës 8 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit. Sigurisht ka disa përjashtime, për stafin esencial, dhe për ata që udhëtojnë më gjatë.
Këto përjashtime vlejnë edhe për personat që dalin të ecin qentë e tyre.
Mbrëmjen e të shtunës, kjo grua i vuri një qafore të dashurit dhe eci me të rreth qytetit.
Gruaja i tha policisë se ajo thjeshtë po shëtiste “qenin” e saj. Mirëpo fatkeqësisht, policëve nuk iu duk qesharake dhe e gjobitën.
Gruaja gjithashtu tha se nuk do të paguaj gjobën, e cila nëse nuk paguhet mund të arrij vlerën e 6 mijë dollarëve.
Mirëpo kjo histori po që ishte qesharake për internetin. Të gjithë e pëlqyen idenë!