Ministri i financave i Greqisë, Evanelos Venizelos, thotë se grekët i kanë tërhequr 65 miliardë euro nga bankat, prej vitit 2009, por jashtë i kanë dërguar vetëm 16 miliardë euro.

Shqetësimet se Greqia mund të jetë e detyruar të largohet nga euroja dhe kriza e ashpër ekonomike, i kanë nxitur grekët që t’i tërheqin kursimet e tyre në banka.

Shumë individë dhe kompani ishin të detyruar t’i tërheqin të hollat për t’i bërë pagestat e faturave, por shumë grekë, poashtu, i kanë tërhequr paratë dhe i ruajnë në mënyra të tjera, përfshirë edhe kutitë depozituese të sigura

SHPËRNDAJE