Dark Mode Light Mode

Gjokoviç fiton US Open

Tenisti serb, Novak Djokoviç fitoi turneun e US Open dhe rikonfirmohet numri një në renditjen botërore në tenisin për meshkuj.

Gjokoviç mposhti në finale tenistin spanjoll, Rafal Nadal në një lojë që zgjati rreth 4 orë. Serbi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj spanjollit. Përkatësisht 6-2 në setin e parë, 6-4 në setin e dytë, humbi të tretin 7-6 dhe fitoi të katërtin 6-1.

Kjo ishte fitorja e parë e një turneu US Open për Xhokoviç, e gjashta ndaj Nadal për 2011-n dhe fitorja e dytë në një finale elitë ndaj tij, pas fitores së arritur në Wimbledon në muajin korrik.

Advertisement

Ndërkohë, në finalen e femrave, Samantha Stosur ishte surpriza. Australiania fitoi 2-0 ndaj tenistes amerikane, Serena Uilliams, e cila përveç humbjes u gjobit edhe me 2 mijë dollarë për fyerje ndaj gjyqtares në fund të takimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Policia hungareze arreston kriminelin serb Dragan Bajic për masakrimin e katër hungarezëve

Next Post

CEIS në Gjenevë vlerëson lartë Jeton Nezirajt dhe kërkon nga qeveria e Kosovës të rishqyrton vendimin rreth tij

Advertisement