Ajo cfarë po ndodhë në Prishtinën e Re duket si skenar i Hollivudit. Përveçse kjo është ngjarje e vërtetë.
Driton Gerbeshin për herë të parë e kam takuar para nja 10 vjetëve. Në atë kohë unë kam qënë në Gazetën Express, kurse Dritoni pjesë e kompanisë ndërtimore Albanica, bashkë me Behgjet Pacollin.
Meqë, zakonisht, një numri të madh të biznismenëve ua dëgjojmë famën, por nuk ua shohim punën, në rastin e Dritonit situata ishte krejtësisht ndryshe. Unë nuk ia kisha dëgjuar as famën, e as emrin, por ia pashë punën.
Ndërtime të bukura, që bëhen edhe të fuqishme, kur ato e mbajnë vulën e Sulltanit të industrisë së ndërtimeve, Bacit. Ky i fundit këtë veprimtari e ka shtrirë dhe e ka përsosur në disa kontinente dhe shumë shtete, prej Kosovës e deri në Kinë. Fjalëpërfjalshëm deri në Kinë, e jo vetëm si figurë letrare. Është mjaft ironike, puna e tij është vlerësuar më shumë, sa më larg që ka shkuar.
Ky kombinim, ku Dritoni i merr dhe i implementon idetë e Bacit, duket ‘fatal’. Aktualisht këta të dytë po i ndërtojnë – shtrëngoni rripat – rreth 2 milionë metra katrorë objekte. Në Kosovë, përfshirë këtu Prishtinën, Gjilanin dhe Preizrenin, si dhe në Shqipëri.
Në Shqipëri, Albanica e ka marrë përsipër ndërtimin e Green Coast’it, që tashmë është shndërruar në një destinacion të pashmangshëm për qindra – mijëra turistë të Kosovës.
Në anën tjetër, Albanica e ka pushtuar tërësisht hapësirën që quhet Prishtina e Re, në Zonën Qendër. Ajo cfarë po ndodhë në atë kantier është e pabesueshme. Vetëm pak vite më parë, kurrkush nuk do të mund ta kishte besuar që një kompani shqiptare do të kishte ekspertizë, do të kishte mjete të punës, për ta ngritur në këmbë te veta një projekt të atillë. Duket sikur po mbinë nga toka një qytet i tërë. Kurse vinçat janë ata që po e tërheqin sipër. Duket projekt hollivudian, përvecse nuk është fiksion, por është ngjarje e vërtetë.
Hapësira ku po kryhet ky operacion masiv ndërtimor ndodhet sipër Lagjës së Spitalit, në njërën anë, kurse në anën tjetër ndodhet Pallati i Drejtësisë dhe Fshati Amerikan. Me fjalë të tjera Prishtina e Re ku po i ndërton Dritoni dhe Baci ato qindra mijëra metra ndodhen në një kodër mbi Prishtinë.
Ditën kur e takova Dritonin në vendin e tij të punës, ai m’i prezentoi një nga një të gjitha gjërat e rëndësishme që cdo blerësi do të duhej t’i interesonin. Të gjitha, duke filluar nga dyert, dritarët, parketi, radiatorët dhe cdo gjë që i intereson blerësit, është e standardeve tepër të larta. Me standarde të tilla të larta Albanica, që drejtohet nga Dritoni, duke e pasur aleat Behgjet Pacollin, ndërton edhe kudo tjetër.
E kam të vështirë ta mendoj se ku do të jetë kjo kompani pas dhjetë vjetësh, nëse në këto 10 vitet e fundit ka ecur përpara. Disa gjëra ndoshta nuk është mirë as t’i dimë. Ia vlen t’i shohim kur të realizohen./Berat Buzhala-Nacionale.