Dark Mode Light Mode

Gjermani, arrestohen dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmit terroriste

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Advertisement

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − twelve =

Previous Post

Kamerat “panë” terroristin e Berlinit: Para dhe pas sulmit ishte në xhami (Foto)

Next Post

E pushtuam edhe ballinën e gazetës kryesore botërore, The New York Times

Advertisement