Një predhë artilerie është gjetur sot në Shtime, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se dyshohet që predha është nga Lufta e Dytë Botërore.
Me daten 11.04.2024, rrethe orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervoarit të ujit në rrugën ,,Skenderbeu” në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga lufta e dyte botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha Veseli.