Një gjel me përmasa gjigante ka habitur të gjithë përdoruesit e internetit anembanë botës, duke i bërë të besojnë se bëhet fjalë për ndonjë shaka, shkruan Daily Mail Gjeli i quajtur “Merkali” është i Fitim Sejfijajt nga Kosova, ndërsa përmasat e tij trupore kanë habitur mijëra njerëz në mbarë botën.

 

Edhe pse saktësisht nuk dihet origjina e këtij lloji të gjelit, sipas Livestock, ky gjel vjen nga Amerika që ishte importuar vite më parë nga Shangai.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar mbi 85 milionë persona dhe ka zgjuar interesim të madh në gjithë globin.

SHPËRNDAJE