Dark Mode Light Mode
Mbytet nje amerikan ne Serbi, afer Presheves..
Gazetat e Shqiperise: Një dërgatë nga Presheva, pas Kosovës vjen me urgjencë në Tiranë për tekstet shkollore
US vice president offers Kosovo £1.7bn aid and fast track deal into EU - if it plays nice

Gazetat e Shqiperise: Një dërgatë nga Presheva, pas Kosovës vjen me urgjencë në Tiranë për tekstet shkollore

musssNjë delegacion i lartë nga Lugina e Preshevës ka mbërritur direkt në Tiranë për çështjen e teksteve shkollore për fëmijët shqiptarë në trevat që ndodhen nën territorin serb.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të luginës, Jonuz Mysliu, ë bashku me një grup ekspertësh të arsimit do të zhvillojnë një takim me ministren e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ata do të kërkojnë zhbllokimin e teksteve bazike për Ciklin e Ulët Fillor dhe atë 9 vjeçar, të cilat do të lejohen edhe nga Ministria e Arsimit e Serbisë, me të cilin Musliu firmosu para disa ditësh një marrëveshje pas ndërhyrjes së BE-së.

Advertisement

Ditën e djeshme, Musliu ka qenë në Kosovë ku është takuar me ministrin e Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami.

Siç bën të ditur Presheva Jonë, kreu i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Jonuz Muysliu, tha se “takimi kishte të bënte me ndihmesën e qeverisë së Kosovës, në këtë rast të Ministrisë së Arsimit, për të ndihmuar dhe siguruar  tekstet, por edhe në  përkthimin e tyre pas marrëveshjes së fundit me Beogradin.

Nga Ministria e Arsimit të Kosovës kemi marrë mbështetje në këtë dejtim.

Njeë ndihmesë të tillë presim padyshim edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në Tiranë”.

Sipas Musliut, “marreveshja e nënshkruar në Beograd me Ministrinë serbe të Arsimit, do të jetë e vlefshme, vetëm atëherë nëse në përpilimin e këtyre teksteve marrin pjesë në komisione, përkrythes dhe lektorë profesional nga Prishtina dhe Tirana”

Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2015/16, i ka nisur tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës,  ndërsa edhe sot e kësaj dite ato kanë mbetur në terminalin doganor në Preshevë.

/tesheshi.com/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − nine =

Previous Post

Mbytet nje amerikan ne Serbi, afer Presheves..

Next Post

US vice president offers Kosovo £1.7bn aid and fast track deal into EU - if it plays nice

Advertisement