Preshevë, 2 mars -Fjalimi kontraverz i Hashim Thacit dje ne Tirane ne nje samit te Diaspores edhe pse Presheva se kishte vendin aty te permendet, kur dihet se ajo s’ështe diaspore, por Kosove Lindore, na e kujtoi fjalimin e zjarrte dhe plote eufori e genjeshtra te diktorit te fundit ne Evropë Miloshevicit ne Gazimesat (28 qershor 1989) i cili u prit me duartrkotije dhe fishkellima, sikur dje Thaci në Tirane nga disa entuziaste dhe partizanë te PDK-së, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Thaci Luginen e Presheves e konsideron diaspore?! Nese nuk ishte fushatë, atëhere pse foli për shqiptaret e Lugines ne një Samit te Diasporës në Tiranë?!

Résultat de recherche d'images pour "samiti i diaspores"Dallimi fjalimit te Thacit ne Tiranë me ate te Miloshevicit ne Gazimesat ishte se persidenti kosovar hedhte helem e gur mbi komandantet e UCK-së sikur Vulin, Dacic e Vucic qe po sulmojne vazhdimsiht nga Beogradi Ramush Haradinajn. Ndersa presideti serb Milosevici lavdronte dhe përkrahet qeverine dhe perosanalitetet serbe.

Gati po behen tre decenia (polot 27 vjet) qe po behen nga Referendumi ne Luginen e Preshevës, deri tash asgje nuk beri as Hashim Thaci e as Prishtina, pos deklaratave, premtimeve.. Kurse Lugina po vazhdon të jete ne Serbi me 100 probleme ku asnje flamur Vucici nuk e len te valoj ne keto vise shqiptare, ndersa “Veriu i Koovës” eshte pushtuar nga flaujt serb ne “republikene” e Hashim Thacit i cili ben fushate me Presheven te tubime për diasporen i cili asnjehere nuk e përmend ne Bruksel, as ne KS te OKB-së apo Davos te Zvicres, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiqit, Presheva jo se jo , por as Kosova s’ka pa ditë të bardhë. Ka stagnuar sikur lobimi, ashtu edhe integrimet proevropiane e euroatlantike. Hashim Thaçi me idenë e fundit (pas ripushtimit të Veriut) me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë duket se e ka një zor të madh, që s’është i vetmi që e din, por edhe të tjerët, në rend të parë specialja.

Në fakt, Thaçi kishte ide dhe kishte premtuar po ashtu për rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës, po ashtu patën një ide për një Referendum për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës me Kosovën, por të gjitha u harruan?!

 

Presheva e mbushur me tanke: Nese “gardiani” i shqiptareve Hashim Thaci nuk eshte ne gjendje te garantoj nje Abetare apo nje diplome, si te besohet atij te bashkon Luginen me Kosovën? Cka i ka premtuar ai Vucicit?

Résultat de recherche d'images pour "presheva tnake"Fjalimi i Hashim Thacit dje ne Tirane se ishte fushate dhe loje me shqiptaret e Lugines se Presheves deshmon edhe fakti se ne nje takim, si ky samiti i diaspores permendet Lugina e Presheves, pse ?! Sikur shqitaret e Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves te ishin diaspore?! Edhe pse dje ne Tirane u fol për Luginen e Presheves aty nuk u pa asne lider nga keto treva, kur dihet se diaspora shqiptare e Lugines e kishe ndihmuar luften dhe ka mbajtru me buke Kosoven para, gjate dhe pas luftes deri ne pamvaresi?!

“Unë një gjë premtoj sot: Shkëmbim territoresh nuk do të ketë kurrë, pasi ky është pazar. Kushdo që kërkon shkëmbim territoresh do të duhet të kalojë mbi trupin tim…” tha Hashim Thaçi dje ne Tiranë. Nga ky fjalim i ri i “autocesuruar” nga Thaci, del se ai eshte nje lider kontraverz qe nuk i pret sakica ne nje vend. Keta dy muajt e fundit rreth idese se tij dhe Vucicit, flet here per “shkembim teritoresh”, herë per “korrigjim” e here per “demarkacion” apo kur takohet me pershevaret per “bashkimin ” e Lugines se Preshevës?!

Takim i ashtuquajtur i diaspores nuk e deshmoi emrin si i “samit i diaspores” sepse aty shume pak e fare e kishte njerez nga diaspora apo ata qe ishin, kishin ardhur me shume per turizem apo te merrnin ndonje fotografi. Ju kujtojme se Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, zemra e diasporës shqiptare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ka bojkotuar Samitin e Diasporës që po kryen punimet në Tiranë.

Tham që ne fillim se fjalimi euforik i Thacit ne Tirane, nuk e dallonte shume nga ai i Miloshevicit para tridhjete vitesh na Gazimestani cili deshmoi edhe ne fjalimin e tij duke thënë se “Nuk kemi për të lejuar cënimin e asnjë milimetri tokë të Kosovës” apo “askush nuk më ndalon mua të interesohem për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. ndersa me 28 qrrshor te vitit 1989 po ashtu krekrimineli serb dhe diktatori i fundit në Evropë Miloshevici kishte deklaruar para nje mase dhe kamerave ne Gazimestan te njejat fjale qe i tha dje Thaci ne Tiranë si: “Nuk kemi për të lejuar cënimin e asnjë milimetri tokë të Serbise dhe Jugollavise” apo “askush nuk më ndalon mua të interesohem për të drejtat e serbeve ne Kosovë dhe nuk guxon kush tja prek asnje qime te flokut”.

Pamvaresisht nga fjalimi i zjarrte dhe euforik i predisentit kosovar për Preshevën, Thaçi është i vonuar së paku nja 30 vjet nga Referendumi (1-2 mars 1992) gjithëpopullor i shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës që e dhënë njerëzit verdiktin historik duke i thënë PO bashkimit me Kosovën. Njashtu viteve të fundit pos liderit të Luginës Jonuz Musliut (të ndjerit) para 5-6 vjet akademik Rexhep Qosja kishte deklaruar përmes agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se zgjidhja me reale do të ishte që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës e Veriu Serbisë, sepse as Prishtina s’mundet i mban me zor serbët në Kosovë, po as Beogradi shqiptarët në Serbi!

Ndryshe KKSH ket jave i ka derguar nje raport voluminoz krereve me te larte te OKB-së ku kekrohet nga ndërkombetarët te ndalet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi!
“Prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës.” thuhet në vazhdim të raportit nga Presheva dërguar OKB-së.
Veq kësaj raporti ne fjalë nga KKSH dërguar sot OKB-së janë paraqitur gjitha format e diskrmnimit të qeverisë serbe në Luginën e Preshevës duke u nisur ftesa ne biseda informaitve nga BIA, provokimet e policse, pastaj diskriminimi ne punesim, ne arsim (mungesa e teksteve), ne gjuhesi dhe simbole kombëtare, mosnjohjen e diplomave etj..te githa keto forma te diskriminmit behen qellimisht per te krijuar panik dhe pasiguri tek qytetarte e Lugine se Presheves me pretekst presioni ne mënyre indirektë për ta leshuar Luginë e Preshevës nga te rinjte, qe ndryshe kjo quhet spastrim etnik diskret..

Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit rreth Luginës së Preshevës të cilit tashmë i ka shndërruar edhe në refren se “Medevegja, Bujanoca dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës” duke ju referuar siç e quan ai një marrëveshjes me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë aq bindëse, madje konsiderohet si lojë fjalësh apo fushatë, duke e përdorur Preshevën si kartë të fundit të karrierës së Thaçit, ka shkruar “Presheva Jone”.

Kur eshtë fjala tek harresat dhe premtimet, miku Baton Haxhiut (një bashkëpunëtor i UDB-ës) Hashim Thaçi nga Buroja e Skënderajt që i thonë sot president së fundit pasi ju harxhuan gënjeshtrat me dialogun, me ushtrinë, me “paditë kundër Serbisë për gjonocid”, “padisë kundër Del Pontes”, “padisë kundër Dick Martit”, pas gjatha ketyre deshtimeve, tashme ai ju ka gjuajtur Preshevës duke e përdorur ate si kartë të fundit të tij për interesa personale (të vazhduar pushtetin) me deklarata për “ta bërë Preshevën Kosovë”, ashtu siç e “bëri” ushtrinë para dy vitesh qe Amerika ja kishte refuzuar.

Madje nga mediat ne Prishtinë, por edhe ne Beograd, duke ju referuar deklaratave të Thaçit kanë shkruar se “Nëse ndodhë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë në njohjen globale të Kosovës dhe hapë rrugën për anëtarësim në OKB” Por, zyrtarët e OKB-së këtë e kanë demantuar përmes “Presheva Jonë” këto deklarata i kanë cilësuar si spekulime dhe propagande për iks interesa. Sipas zyrtarëve të OKB-së: Marrëveshja eventuale mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk anëtarëson Kosovën në OKB, sepse për këtë nuk vendos as Vuçiqi e as Thaçi”

Duket se me Preshevën Hashim Thaçin, po bie, po merr fund karriera, pasi aktualisht Veriu i Kosoves po mbahet i okupuar nga Serbia. SHBA frikësohet se Evropa do bjerë pre e presionit serb që Kosova të jetë e ndarë, një zhvillim ky i cili siç paralajmërojnë diplomatët mund të shkaktojë dhunë etnike. Për trazira te mundshme dhe rrëzimin e Hashim Thaçit qysh tash partitë politike shqiptare në Kosovë kanë paralajmëruar protesta të mëdha

SHPËRNDAJE