FIFA po vazhdon të investojë për zhvillimin dhe përparimin e futbollit botëror.

Shtëpia e Futbollit Botëror ka njoftuar se do ta rritë financimin për Federatat që janë nën ombrellën e saj.

Ishte vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ai e konfirmoi se institucioni që e drejton ai do ta rritë për 29% investimin për zhvillim në katër vjetët e ardhshëm.

“Si trup qeverisës global, ne duhet ta luajmë rolin tonë për ta rritur nivelin e lojës në fushë për të gjithë anëtarët tanë. Ne do ta bëjmë këtë mbështetje për projektet zhvilluese, dorë për dore me gjashtë Konfederatat dhe 211 anëtarët e FIFA-s. Në ciklin katërvjeçar, ne do ta rrisim investimin për 29% në krahasim me periudhën paraprake. Kjo rritje e investimeve është rezultat i FIFA-s së re, që të jetë më efikase, mirë e qeverisur dhe e përshtatshme për qëllimet që i ka”, ka shkruar Infantino.

Organi më i lartë qeverisës i futbollit botëror e ka aprovuar raportin vjetor, e në mesin e pikave ishte edhe rritja e buxhetit për Federatat.

Sipas mediumit italian, “Tuttomercatoweb”, 211 Federatat që janë nën ombrellë të FIFA-s do t’i përfitojnë nga, afro 8 milionë euro më shumë në katër vjetët e ardhshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Federatat nacionale në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, marrin vazhdimisht përkrahje financiare nga UEFA dhe nga FIFA me qëllim të zhvillimit të futbollit vendor dhe të suksesit ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE