FC Ferizaj kohët e fundit është këndellur në të gjitha aspektet. Nga një klub që ishte i zhytur në krizë financiare, organizative dhe të rezultateve tashmë me kryesinë e re të drejtuar nga Lulzim Abazi, FC Ferizaj është në rrugën e duhur për t’u shndërruar në klub stabil dhe për t’u kthyer aty ku e ka vendin në elitën e futbollit kosovar.

E riogranizimi i klubit dhe rezultatet e mira në stinorin vjeshtor në Viva Fresh Ligën e Parë kanë bërë që drejtuesit e këtij klubi gjatë mbrëmjes së sotme të organizojnë një koktej falënderimi për miqtë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët e klubit. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe kryetari i komunës, Agim Aliu dhe ai i FFK-së, Agim Ademi. Që të dy përgëzuan drejtuesit e rinj të klubit për organizimin e mirë dhe rezultatet e arritura në stinorin vjeshtor.

SHPËRNDAJE