Dark Mode Light Mode

Familja Nuhiu deputetëve nga Lugina në Beograd: Mos bëni marketing politik me babin tone te zhdukur nga Serbia

NezaaaLetër e hapur:  Për partitë politike në Lugin të Preshevës e sidomos për dy deputetët shqiptarë në  parlamentin e Serbisë z.Riza Halimi dhe z.Shaip Kamberi, që të mos bejnë fushatë politike me fatin e  babait tonë Nebi Nuhiu(Neza)

Më 02.02.2016 u bënë 16-të vite nga kidnapimi i babait tonë Nebi Nuhiu (Neza), dhe ne si familje nuk  kemi asnjë informatë rreth fatit të tij, a është i gjallë apo i vdekur!

Pas gjithë kësaj periudhe të gjatë, ne si familje nuk jemi kontaktuar apo vizituat nga asnjë udhëheqës politik në Luginë të Preshevës dhe mendojm se fushata që ka filluar tani pas 16-të viteve nga deputetët  shqiptar në parlamentin serb nuk është asgjë tjetër për veç se një fushatë politike.

Advertisement

shaip-kamberi-riza-halimi-685x320Këto deklarat nga  deputetë vinë pa asnjë konsultim apo takim me familjen tonë.
Ne si familje, pas kidnapimit të babait tonë kemi organizuar dy protesta paqësore si reagim ndaj Serbisë  për mos zbardhjen e fatit të babait tonë Nebi Nuhiut. Në atë kohë njëri nga deputetët ishte kryetar  komune e tjetri kryetar i këshillit për të drejtat e njeriut dhe nuk ju kanë bashkangjitur protestës tonë për  arsyje që vetëm ata i dinë.

Ne publikisht i ftojm gjithë partitë politike e posaqërisht deputetët që së paku mos të bëjnë marketing

Edhe pse reagimet dhe ndihma e çdo kujtë është e mirëse ardhur për zbardhjen e rastit të zhdukjes së

babait tonë, por, jo të një anëshem dhe pa konsultim me familjen tone.

Me sinqeritet nga familja Nuhiu.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 7 =

Previous Post

Musliu demanton mediat serbe: Nuk kam thënë se jam në "listën e zezë" të SHBA-ve !

Next Post

Haki Abazi Isa Mustafës: Sa merresh me opozitën, më mirë të jap llogari për 3%, Dardania Bankën…

Advertisement