Kishte qenë praktikë që familja e heroit Adem Jashari zakonisht të merrte pjesë në seancë, porse, sot, kur Hashim Thaçi pritet të votohet për president, asnjë nga pjesëtarët e familjes Jashari nuk është prezent.
Ende nuk dihen arsyet se pse familja Jashari e ka bojkotuar seancën e sotme, mirëpo, kohëve të fundit është folur shumë për prishje të raporteve ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe pjesëtareve të familjes së heroit të kombit Adem Jashari.
Madje ka kaluar kohë prej se Hashim Thaçi për herë të fundit ka vizituar familjen Jashari në Prekaz.
Vitin e kaluar Hashim Thaçi kishte bërë homazh tek memoriali i dëshmorëve, por, nuk kishte vizituar odën e familjes Jashari./Zeri/