Dr. Shefqet KRASNIQI

Politikanët tanë kot  e kanë që mundohen t’i hedhin pluhur syve Evropës apo komunitetit ndërkombërta. E dinë dhe e kanë ditur se Kosova është me shumicë muslimane, këtë e kanë ditur edhe para bombardimeve atë NATO.s në Kosovë dhe tashmë edhe bota po e kupton domethënjen e Islamit.  Këtë e dëshmon edhe fakti se Islamit nuk po i kthehen vetëm bijtë e tij, si në rastin tonë në Kosovë, por edhe njerëz të dijes dhe shkencës. Islami, si fe, nuk është i huaj për Evropën ndërsa deklarimi i vetes si mysliman nuk është turp, por krenari…shprehet prof.dr. Shefqet Krasniqi, imam i xhamisë së madhe në Prishtinë në reportazhin e tij publikuar në agjencinë informative kombëtare  “Presheva Jonë” mbi vizitën e tij në Suedi.

 

Gjatë vikendit të kaluar isha për vizitë dyditore në Suedi, përkatësisht në qytetin Lund, ku u bë përurimi i një qendre islame ndërsa unë isha i ftuar për të mbajtur ligjërata në kuadër të kater mysafirëve special. Agjenda e vizitës ishte mjaft e ngarkuar ndërsa nga programi u njoftova se pjesëmarrës do të ishin edhe shumë personalitete suedeze, lokale dhe qendrore, dhe se atyre duhej t’i dedikohej patjetër një ligjëratë, tematikën e së cilës e kishin përcaktuar të jetë për ‘Nevoja e krijesave për Krijuesin.’

 

SHPRESA PËR TË ARDHMEN E ISLAMIT NË EVROPË – MBRESAT NGA VIZITA NË SUEDI

Me të filluar të programit, mund të vëreje fytyra të ndryshme dhe personalitete nga më të ndryshmet. Pjesëmarrës, përveç përfaqësuesve të komuniteteve arabe, shqiptare, etj, ishin edhe figura të shquara nga jeta publike dhe fetare e vendit. Gjegjësisht, ishte në deputet, përfaqësues partish politike, një ish-Ministër i Shëndetësisë, disa priftërinj, përfaqësues nga shoqëria civile dhe një numër i madh i myslimanëve vendorë, të konvertuar kohë më parë në Islam. Ligjërata u prit mjaft mirë, si nga myslimanët, si nga të tjerët, dhe, thënë me modesti, nuk ka si të mos pritet kështu kur çdokush ka nevojë për Zotin, apo, kështu nuk do ta priste vetëm ai, zemra e të cilit është vulosur për hipokrizi apo jobesim.

Në ligjëratën time u fokusova në argumentet racionale për ekzistimin e Krijuesit. Kjo gjithësi kaq komplekse dhe me këtë përsosmëri nuk mund të jetë krijuar pa ndonjë mjeshtër të madh e aq më pak nga rastësia. Madje, njerëzimi që nga fillimi i jetës në këtë botë e deri më  tani nuk mban mend të jetë krijuar diç nga asgjëja, ngase asgjëja nuk mund dhe nuk ka aftësi të krijon diç, sepse është asgjë e nuk posedon asnjë cilësi të Krijuesit. Kujt mund t’ia mbushësh mendjen se ky podium nga i cila po flasim është krijuar vetvetiu?! Kjo tokë e ky qiell, ky njeri kaç i përkryer e kaq talent, si është e mundur të jenë krijuar nga asgjëja, apo nga vetvetja e tyre?! Kam përshtypjen se edhe ateistët, që mohojnë Krijuesin, besojnë se gjithësia nuk është krijuar vetvetiu. Mund ta mohojnë në mënyrë deklarative por besoj se thellë në shpirtrat e tyre të trazuar ekziston besimi se prapa madhështisë se këtij kozmosi qëndron dikush. Si do që të jetë puna, ateistët edhe nëse deklarohen kundër dhe reagojnë kundër teorisë sonë, prapë kjo nuk dobëson të vërtetën e lëre më ta zhvleftësojë atë. I verbri nuk e sheh diellin dhe mohimi i ekzistimit të diellit prej tij nuk është fakt se dielli nuk ekziston ose teori se ‘ekziston edhe mendim tjetër.’ Ç’faj kemi ne nëse i verbri nuk e sheh diellin apo ateistët e mohojnë Krijuesin?

 

 

Evropa, ka vend padyshim edhe për Kosovën muslimane

 

Gjatë përurimit të asaj qendre islame dhe derisa po shprehnin përshtypjet e tyre disa suedezë të konvertuar në Islam, mendoja e thosha më vete: Ky Islam po luftohet në shumë vende, në shumë mjedise, po luftohet aq shumë edhe tek ne në Kosovën tonë të dashur, integrimin e së cilës në Evropë miopët tanë nuk mund ta paramendojnë me këtë përkatësi islame…Shikoja këta vëllezër duke folur ndërsa më digjej zemra nga fakti se në vendin tonë bëhet aq shumë rrëmujë dhe zhurmë për ndërtimin e një xhamie derisa në Evropë kjo kalon pa u diskutuar fare. Atje jepen leje për xhami e për qendra islame, e madje në përurim marrin pjesë edhe emra të mëdhenj nga skena politike dhe shoqërore derisa tek ne hezitojnë ta përmendin përkatësinë e tyre islame e lëre më ta vizitojnë ndonjë xhami. Mentaliteti i tyre si shoqëri dhe politikë dallonte shumë nga mentaliteti ynë, ishin më të hapur ndërsa ishin të shumtë ata që pas njoftimit me fenë tonë, e përqafonin atë. Sigurisht, këto tipare kishin reflektuar edhe në jetën e tyre, të cilën e karakterizonte siguria, stabiliteti dhe mirëqenia. Nuk kishte njerëz mbi ligjin. Çdo njeri, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare dhe fetare, të drejtat i gëzonte të plota dhe vetën e ndiente tamam si në shtëpinë e tij, bile edhe më mirë, siç është rasti me shqiptarët tanë.

Idetë sikur ajo se myslimanët nuk kanë vend në Evropë dhe se ne si kosovarë duhet ta lëmë Islamin anash e t’i drejtohemi Evropës, realisht rezultuan si të dështuara. Evropa ka vend për të gjithë, pavarësisht përkatësive të tyre dhe se njeriu me kulturë të mirëfilltë, siç e ka myslimani, ka madje pozitë të lakmueshme në shoqëritë evropiane. Këtë e dëshmon edhe fakti se Islamit nuk po i kthehen vetëm bijtë e tij, si në rastin tonë në Kosovë, por edhe njerëz të dijes dhe shkencës. Gabimisht e kanë disa që mendojnë se Kosova si muslimane Evropa nuk na pranon. Kjo dont të thotë, sipas disave, se  ata që nuk merren me hajni, ata që nuk merren me drogë, ata që nuk vrasin, ata që nuk e duan haramin, që luftojnë krimin e organizuar, terrorizmin  (dukuri këto që islami i kundërshon kategorikisht) nuk paskan vend  në Evropë?! Gabimisht, janë të mashtruar sepse, sikur islami edhe stretgjia e BE-së janë armiq të përbetuar të këtyre dukurive të zeza në shoqërinë tonë.

 

Në Evropë ka rreth 100 milionë  myslimanë ose mbi 8.5% të banorëve të saj ndërsa në mesin e tyre ka shumë insitucione akademike dhe personalitete e njerëz të ngritur e të shkolluar. Islami, si fe, nuk është i huaj për Evropën ndërsa deklarimi i vetes si mysliman nuk është turp, por krenari. Më duket vetëm tek ne ende ka paragjykime ndaj myslimanëve, vetëm tek ne i imponohet të riut e të resë ta ruaj traditën e fituar nga pushteti komunist, i mohohet e drejta elementare për ta praktikuar atë që ka  në shpirtin e tij apo saj.

Allahu udhëzoftë këtë popull dhe liderët e tij ndërsa na ruajt nga të ligat dhe të këqijat e injorantëve dhe armiqve të fesë! E lusim Allahun ta përshpejtojë triumfin e të vërtetës ndërsa ta fundosë të kotën dhe ithtarët e saj!

 

SHPËRNDAJE