Evropa po shfaq shqetësimin e përdorimit të madh të Netflix-it gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Shumë njerëz janë duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre dhe mundësia e vetme e tyre për t’u argëtuar ngelet shikimi i filmave në televizor.

Si rezultat, zyrtarë të lartë evropian po shfaqin shqetësim se sasia në dispozicion e internetit mund të jetë e limituar nga përdorimi i Netflix-it.

Komisioneri Evropian Thierry Breton ka postuar dje në Twitter se ka biseduar me shefin e Netflix-it, Reed Hastings dhe i ka kërkuar që përveç në raste të jashtëzakonshme, përndryshe të përdoret Netflix në standardin e zakonshëm e njohur ndryshe si SD. Kjo është tentativa e parë për t’i kufizuar Evropianët që të mos shikojnë filma në formatin HD në Netflix.

Edhe Facebook ka shfaqur një trafik të jashtëzakonshëm këtyre ditëve të video ngarkimeve, video-thirrjeve në Messenger dhe thirrjeve me audio ose video në WhatsApp, që me gjasë mund të çojë në kufizime të ndryshme.

SHPËRNDAJE