Dark Mode Light Mode

EULEX-i shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë

EULEX-ndertesa_L.H._782885_226000Prishtinë 17 maj 2016, Sot, Misioni i EULEX-it në Kosovë i është bashkuar përpjekjeve nëpër botë për shënimin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, njfton press Eulex, trasnemton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

“Në këtë ditë ne rikonfirmojmë se të drejtat për lezbiket, personat gei, biseksual, transgjinor dhe interseksual (LGBTI) janë të drejta të njeriut të cilat nënvizojnë dinjitetin e çdo personi. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga orientimi seksual i tyre janë të lirë të jetojnë pa paragjykime, frikë, dhunë ose diskriminim”, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX në Kosovë.  “Unë do të doja të theksoj se EULEX-i e mbështetë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI, si një pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit, duke u siguruar që këto të drejta të bazohen në parimet themelore të mos-diskriminimit dhe të mbrojtjes së plotë të agjencive për zbatimin e ligjit”, tha ai.

Advertisement

 

Të drejtat LGBTI janë të përmbajtura në kornizën ligjore të BE-së e cila e ndalon diskriminimin, pavarësisht nga orientimi seksual dhe identitetit gjinor. Për më tepër, Neni 21 i Kartës për të Drejtat Themelore kërkon ndalimin e çfarëdo diskriminimi në çfarëdo baze siç është orientimi seksual”. Veç kësaj, Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian në Nenet 10 dhe 19 i parasheh dispozitat për luftimin e diskriminimit të bazuar në orientimin seksual.

 

Misioni i EULEX-it do ta shënoj mbështetjen e vet për trajtim të barabartë , tolerancë dhe respektim të diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë duke e ngritur flamurin me ylber në të gjitha objektet e veta.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + eight =

Previous Post

EULEX Marks the International Day against Homophobia

Next Post

Nëndega e LDK-së në Gjenevë në mënyrë simbolike shënoi 26 vjetorin e saj (Foto)

Advertisement