Pas përfundimit të ceremonisë dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni shtetërore homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritja zyrtare e zhvilluar në vendin ku mbahen ceremonitë e pritjes ka nisur me intonimin e himneve të të dy vendeve.

Presidenti Nishani ka përshëndetur trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Presidenti i Turqisë dhe ai i Shqipërisë, kanë shtrënguar duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Shqipërisë të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë.

 

SHPËRNDAJE