Enver Hoxhaj, si ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, në mungesë të Kadri Veselit i cili gjendet në Hagë, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarë të komunës së Besianës, bashkë me kryetarin në ardhje të kësaj komune.

Gjatë fushatës, për prezantimin e programi qeverisës për këtë komunë nga ana e PDK-së dhe kandidatit të sajë, z. Naim Fetahu, ata takuan ndër të tjerë edhe profesionistët shëndetësore, ku shfrytëzuan rastin që të bisedojnë edhe rreth gjendjes me virusin Covid në këtë komunë.

Ja postimi i plotë i z. Hoxhaj:

Sot, me kryetarin në ardhje, Naim Fetahu, dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, bashkëbiseduam me qytetarë të shumtë, mësimdhënës, mjekë e profesionistë të Podujevës, të cilët me të drejtë ankohen për keqqeverisje e mungesë investimesh! Për 21 vjet, ky qytet është braktisur dhe është lënë në harresë, duke i shërbyer vetëm një grushti njerëzish me libreza partiake.

Por, Naim Fetahu është kryetari i duhur për t’iu shërbyer të gjithëve, pa dallim, me një kujdes të shtuar për mësimdhënësit, mjekët, të rinjtë dhe kategoritë e tjera të shoqërisë. Është koha e fundit që Podujeva ta kthejë faqen e qeverisjes me PDK-në pas 29 nëntorit. Podujeva meriton më mirë!

SHPËRNDAJE