Reshat-Avdiu-preshevaReshat AVDIU *

Çështjen e lëvizjes etnike shqiptare të parët e kanë shtruar, përfaqësuesit e borgjezisë liberale serbe, duke filluar që nga vitet 1862, e gjer te Kongresi i Berlinit më 1878, me lëshimet e bëra nga ky i fundit në favor të Serbisë autonomiste të vitit 1830. Njëri prej ideologëve të borgjezisë liberale serbe, që ishte marrë me çështjen e lëvizjes shqiptare, ishte Mihajllo P. Desançiqi, i cili duke iu referuar çështjes lindore, ne veprën e tij në gjuhën gjermane të botuar qysh më 1862. Mes tjerash ai, pohonte se në Perandorinë Osmane, në njëfarë mënyre ekzistojnë 5 kombe si: sllavët, rumunët, grekët, shqiptarët dhe osmanlinjtë. Sipas shënimeve arkivale serbe AS, këtu vetëm se tri kombet e para ishin shtet formuese, kurse dy të fundit jo,gjëja se këto nuk paskan dhënë prova të mjaftueshme kulturore rreth formimit të shteteve të tyre të pavarura.

 

 

largea_e-rralle-jpg1426807929Shtetet që do të krijoheshin pas shthurjes së Perandorisë Osmane, sipas këtij sllavo-serbi do të ishin: Serbia, Bullgaria, Greqia, Rumania, ndërsa shqiptarët si ata të Shqipërisë Qendrore dhe shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk mund ta krijojnë shtetin e tyre të mirëfilltë shqiptar, por vetëm se një obllast (rreth) dhe asgjë më tepër. Pastaj edhe ky obllast,  do të varej  nga  shtetet ballkanike,  pastaj edhe  zhvillimi  i tij ekonomik e politikë, do të pamundësohej nga shumë faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe kjo do të çonte në kalimin e këtij pushteti mysliman në atë krishterë të Serbisë dhe Greqisë. Ku pastaj ato në një të ardhme jo shumë të largët do të merreshin vesh rreth ndarjes së këtyre territoreve të banuara me popuj tjerë (me shqiptarë). Shaban Braha rreth kësaj dukurie të ndarjes së trojeve etnike shqiptare shprehet kështu: “Serbia dhe Greqia kishin arritur në një gjuhë të përbashkët se “shqiptarët nuk janë të pjekur të jenë të pavarur shtetëror, prandaj tokat e tyre duhen copëtuar.

”Konventa e fshehtë e vitit 1861 do t’i kënaqte dyja palët: Greqia do ta aneksonte Thesalinë, Epirin, Maqedoninë dhe ujdhesat e Arkipelagut, ndërsa Serbia do të aneksonte Bosnjën dhe Hercegovinën Shqipërinë e Mesme dhe Malin e Zi. Gati të gjithë mësuesit dhe priftërinjtë serbë janë agjentë të saj të cilët i shërbejnë Serbisë, për ta tërhequr sa ma tepër rajën e vet (…) Guaska, e ortodokizmit pro sllavë po i shërben gjithnjë e më aktivisht përmbajtjes së vet, pastaj nacionalizmi reaksionar serbë, dominoi nëpër viset shqiptare në emër të “Sveti Savës” (dhe se ne emër të këtij kali të ngordhur serb-v.a.), gjithkund nga Athina dhe Beogradi ishin dërguar agjentë anembanë shqiptarisë”[1].

Përkundër të gjitha këtyre tendencave hegjemoniste, M. Desançiqi pohonte, duke iu kundërvënë vet-vetes se: “Shqiptarët, sikurse edhe osmanlinjtë, ishin element konstituiv të konfederatës ballkanike, meqë ishin komb në formim të sipër dhe se është shumë vështirë që sot ata  të shkombëtarizohen”[2].

lonfff

Ndërsa, Svetozar Miletiqi, ia kishte kushtuar një mori punimesh, çështjes lindore, ai pohonte se shtetet që do të formoheshin në frymën e parimit nacional mbi gërmadhat e territorit të Perandorisë Osmane, që po shthurej   ishin:  “Serbija,  Bullgaria,   Greqia,  dhe  Rumania”[3].  Mirëpo  Svetozar Miletiqi pas 17 viteve, d.m.th. më 1880, dy vite pas dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve  nga trojet e  tyre etnike  të  Shqipërisë  së Vjetër Verilindore, e kishte shfaqur një mendim pak a shumë më te avancuar se elementët tjerë të borgjezisë  konservatore serbe ai pohonte atëbotë se: “Serbia nuk kishte as interes dhe as të drejtë ta pushtonte Shqipërinë apo edhe ta fuste nën sundimin e saj popullin shqiptarë”.[4]Një person tjetër i borgjezisë liberal serbe ishte Vladimir Jovanoviqi, ai veprimtarinë e tij, hegjemoniste e bazonte si në veprimtarinë praktike ashtu edhe në atë ideologjike, rreth zgjidhjes së çështjes lindore. Ai përpiqej që ta bindte opinionin anglez dhe atë francez  sesi: “ Ishte në interesin e tyre që të ndihmohej në formimin e një shteti të madh serb”[5]. Dhe atë në trojet etnike shqiptare të Toplicës dhe Nishit, kjo në fillim do të ishte si fazë transitore, për krijimin e mundësisë dhe rrethanave diplomatike, për një veprim të pastajmë drejt okupimit edhe të Kosovës.

Borgjezia konservatore serbe me në krye Ilija Garashaninin dhe princin e saj Mihajllo Obrenoviqin, do të orvateshin përmes rrugëve të ndryshme ta përtërinte perandorinë mesjetare serbe, të Car Dushanit, së  bashku me një pjesë, jo edhe të vogël të inteligjencës së borgjezisë serbe. “Këta liberal serb bënin në të njëjtën kohë edhe falsifikimin e fakteve historike të popullit serb dhe popujve tjerë që ishin edhe më tutje nën Perandorinë Osmane. Pikërisht këto vepra dhe dokumente të tyre e kanë burimin tek punimet e historiografisë serbe, sidomos pas luftës më 1878, janë përplot subjektivizma dhe paragjykime tendencioze, ndaj së kaluarës të serbëve dhe popujve fqinjë, në rend të parë të shqiptarëve në veçanti. Këto shtrembërime historike i pari i kishte hetuar dhe dënuar zëdhënësi dhe ideologu i ideve socialiste të popullit serb, Svetozar Markoviqi, në studimin  e  tij të  njohur  të  vitit 1872[6]. Socialisti  në  fjalë,  mjerisht për arsye objektive dhe subjektive nuk foli konkretisht për marrëdhëniet  ne relacion Serbi-Shqipëri. Ai vetëm se e kritikoi ashpër politikën e jashtme poshtëruese të Serbisë dhe falsifikimi që po i bëhej historisë së popullit të vet. Kështu që, Ilija Garashanini kreatori kryesor i politikës së jashtme të Serbisë dhe njëri prej akademikëve më të dalluar të shtetit serb, për shek. e XIX. Ishte njëri, prej individëve më të mëdhenj dhe mjaft kotraverzë të borgjezisë serbo-madhe, hartuesi dhe përpiluesi i një sërë dokumentesh burimore të dorës së parë, me këtë ai e kishte  nënçmuar dhe  përbuzur kombin e vet dhe burrat tjerë shtetëror serbë[7]. Gjithsesi, ai këtë e bëri me qëllim që ta arsyetonte regjimin  absolut dhe tërësisht despotikë, që rëndonte me tërë barrën sunduese mbi popullatën heterogjene të Serbisë së atëhershme dhe të politikës të saj të jashtme megalomane.

Ka pasur edhe autor tjerë serb, përpos socialistit Svatozar Markoviqit, që e kishin pranuar se, shqiptarët kishin zhvilluar luftëra të pandërprerë kundër Perandorisë Osmane dhe kura-kurës nuk kishin qenë fanatik fetar. Porse ky liberal socialist sllavo-serb, e mohon në esencë ekzistencën, e “Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, si në: Shqipërinë Qendrore njashtu edhe në trojet etnike shqiptare të Toplicës dhe Nishit, d.m.th. të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Pastaj pohon pa të drejtë, se; “marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishin të mira dhe për këto marrëdhënie bilaterale nuk ishte fajtore Serbia”[8]. Ndërsa një autor tjetër serb në një studim historiko-gjeografiko-ushtarak më 1892, pretendimet dhe kolonizimet   territoriale  të  Serbisë  kah  jugu   që  ishin  bërë  nga  Kriza Lindore, duke filluar më 1875, e që kishin vazhduar gjer më 1878, këto territore të jugut kishin qen të banuara me shumicë nga etnosi shqiptarë.

334Porse këto dëbime dhe kolonizime i konsideronte si të natyrshme, ndërsa Lëvizjet Kombëtare Shqiptare në përgjithësi dhe lëvizjet regjionale nga Kazaja e Bilaçit të viteve 1861-1865, me Deli Agushin në krye i konsideronte si të pavërteta, s’do mend se këto lëvizje kaçake i “mohonte dhe i injoronte”[9].

Një autor tjetër serb në punimet e tij, që i dedikoheshin çështjes së krijimit të një lidhjes ballkanike, pohonte pa kurrfarë faktesh, kinse Serbia e viteve të 60 të shekullit XIX, në kontakt me popujt tjerë fqinj vepronte në frymën e parimit “Ballkani i popujve të Ballkanit”, dhe se në bazë të kësaj fryme Serbia ia paska dalë në krye të lidhte marrëveshje me shtetet dhe lëvizjet kombëtare ballkanike, kinse këtu ishin përfshirë edhe “lëvizjet shqiptare”. Këtë e demanton një autor tjetër serb, ku thotë mes tjerash: ”Literatura serbe, pa asnjë të drejtë dhe në mënyrë deklarative në bazë të paragjykimeve tendencioze deklaronte; se gjëja shqiptarët paskan pasur pozita krejtësisht tjera në Perandorinë Osmane, pastaj thonë  gjëja se shqiptarët paskan qenë të privilegjuar. Shkojnë aq larg dhe deklarojnë kinse: ”Shqiptarët, gjatë shekullit XIX, shpesh herë qenkan ngritur kundër luftës çlirimtare të popujve krishterë të Ballkanit”[10]. Ndërsa një autor tjetër serb, duke e shkruar një pamflet politik dhe mjaft aty-shqiptarë, nuk ngurron të bëjë edhe një falsifikim të rënd të fakteve historike, sidomos lidhur me shqiptarët dhe lëvizjet e tyre kombëtare si në Shqipërinë Natyrale dhe në trojet e saja të vjetra të Toplicës dhe Nishit. Ai shprehet kështu: “Shqiptarët nuk ndërmorën asnjë tentim të vetëm për ta hedhur poshtë zgjedhën osmane, madje rreth kësaj çështje as që kanë menduar fare”[11].

Lidhur me politikën e atëhershme kolonialiste të Serbisë ndaj shqiptarëve në trojet etnike të Toplicës dhe Nishit, një autor tjetër serb  Stojan   Vezenkov  i  cili  ishte   caktuar  si  agjent  serb,   që  ta  studionte Gjendjen në Gegëri gjegjësisht në Shqipërinë Veriore dhe në atë të Mesme pohonte se: “Shqiptarët ishin trima dhe luftëtar të dalluar. Ata nuk e meritojnë të quhen individ feudal  pashallarë, por vetëm se disa prej tyre i kishin shërbyer kohë pas kohe Portës së Lartë, por këta shqiptarë e kishin sjellë shumë herë Perandorinë Osmane buzë greminës. Kurse ndaj religjionit ishin pothuajse mjaft të pakujdesshëm, ndërsa pavarësinë e çmojnë dhe e dëshirojnë mbi të gjitha. Perandoria Osmane e kishte humbur çdo mbështetje, nëse e kishte pasur tek ata ndonjëherë, pjesa më e madhe e shqiptarëve ia kishte dalë t’i shmangeshin ndikimit të huaj dhe ta ruanin traditën e tyre të veçantë si etnitet. Gegët e popullojnë, Shqipërinë e mesme dhe atë veriore, pastaj një pjesë shumë e madhe e tyre e banojnë “Serbinë e Vjetër” dhe territoret rreth luginës së Moravës së Toplicës, gati gjer te kufiri i Serbisë (atëbotë Pashallëku i Beogradit-v.a.). Pushteti Osman nuk njihet ndër shumë vise të Gegërisë, ndërsa disa krerë feudalë shqiptarë të cilët e kërkojnë mbështetjen në pushtetin osman, ata nuk kanë asnjë mbështetje në popullin e vet. Edhe numerikisht shqiptarët, e këtyre trevave qëndrojnë mjaftë mirë, vetëm se Gegëria, atëbotë i numëronte 1.000.000 banor, ndërsa prej viseve malore të saja mund të dalin 150.000 luftëtarë që paraqesin një forcë të konsiderueshme.

Në qoftë se synohet përfitimi i popullit shqiptarë për luftë kundër Portës së Lartë, çështja e tyre konfesionale duhet të mënjanohet nga programi i agjentëve serb, populli shqiptar mund të përfitohet në emër të luftës për pavarësinë e tyre. Serbia po ashtu e dinte se shqiptarët do të luftonin me vendosmëri kundër çdo shteti ballkanik, njësoj edhe ndaj Serbisë, në qoftë se ndonjëra nga këto shtete do të tentonte t’i pushtonte tokat e tyre të banuara me shumicë nga ata vet. Dhe se  me të vërtetë  lëvizja e tyre kombëtare shqiptare aso kohe qëndronte shumë lartë dhe se ideali i saj çlirimtar nuk i lëshonte pe askujt. Bashkëpunimin, e dëshironin me të gjithë popujt dhe shtetet fqinjë  të Ballkanit, në bazë të barabarësisë reciproke dhe m’u për këtë e tërë Shqipëria do të çohej si një trup i vetëm ndaj Perandorisë Osmane.

Që nga gushti i vitit 1872, këshilli i mëkëmbësve mbretëror të Serbisë, vendin ia kishte dorëzuar princit Millan Obrenoviqit, dukej sikurse tash e tutje Serbia, do ta ndiqte një rrugë më aktive në politikën e saj të  jashtme. Prej  atëherë  në  një  far mënyre  ishte  bërë  përqendrimi i pushtetit ne duart e një personi. Mirëpo, siç do të shihej më vonë, në Serbi esencialisht nuk ndodhi ndonjë ndryshim në politikën e saj të jashtme dhe të mbetshme Serbia edhe me tutje ngeli e luhatshme dhe konservatore, në parim ajo atëbotë më tepër e preferonte pasivitetin dhe paradoksalizmin sesa ndonjë bashkërendim me shqiptarët e Toplicës dhe Nishit, gjegjësisht me  etnitetin e Shqipërisë së Vjetër Verilindore në veçanti.

 

 

téléchargementSerbia edhe gjatë viteve 1872-1875, i shmangej kontakteve dhe lidhjeve me shqiptarët siç i quanin ata tokat shqiptare të Toplicës dhe të Nishit si: “Serbi e Vjetër Verilindore”. Përkundër këtyre pengesave jo të vogla nga ana e qeverisë së M. Obrenoviqit, shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, në veçanti dhe shqiptarët e Shqipërisë Natyrale në përgjithësi, e vazhduan thellimin dhe zgjerimin e luftës së tyre çlirimtare për pavarësi të plotë, nga Preveza gjer në Toplicë të Nishit.

Serbia, autonomiste e Millan Obrenovoqit, qysh në fillim ishte për një qetësi dhe marrëdhënie të mira ndërballkanike sepse një gjë e tillë ishte në interes të fuqive të mëdha evropiane. Dhe se në një të ardhme jo të largët qeveria e tij do të shpërblehej në dëm të toka shqiptare në fillim me trojet e Toplicës dhe Nishit, dhe atë pas ç’thurjes përfundimtare të Perandorisë Osmane që parashihej të bëhej shumë shpejt, veprimi i saj i dytë ishte Kosova. Princi serb bëri çmos për t’i ruajtur marrëdhëniet e mira edhe me Portën e Lartë, ky qëndrim i tij dualist bëri që t’i shmangej kontakteve me popujt dhe shtetet fqinje, e sidomos me lëvizjen çlirimtare të shqiptarëve. Por, ajo iu shmang edhe kontakteve të rëndomta me individ të caktuar shqiptar ku gjer  para ardhjes së tij në pushtet këto kontakte kishin ekzistuar. Millan Obrenoviqi, këtë e kishte bërë me të vetmen arsye se shqiptarët thuajse  vazhdimisht ishin ne gjendje lufte me Perandorinë Osmane.

Në fillim të vitit 1873, shqiptarë e trojeve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës e vazhduan edhe më tutje luftën e tyre, me pushtetin osman, duke mos e pranuar qoftë edhe formalisht pushtetin në fjalë, ata filluan të mos jepnin taksa dhe tentonin t’i bënin rezistencë të vendosur sistemit të ri centralist turk, këtë rrugë të njëjtë atëbotë e ndoqën edhe  shqiptarët e  Kosovës  me  ata të  Pejës  dhe  Deçanit, si edhe ata të viseve mes Kosovës dhe Shkodrës. Këto vise shqiptare atëbotë kishin refuzuar  të jepnin  çfarëdo  taksash dhe  nuk pranonin   ta njihnin as  edhe formalisht pushtetin osman. Duhet shtuar se Serbia e M. Obrenoviqit, që në fillim i kuptoi të gjitha përpjekjet dhe kundërthëniet shqiptaro-osmane. Ky person autokratik i Serbisë autonomiste, me të gjitha këto dëshmi dhe sakrifica të shqiptarëve ai prapë se prapë ngeli në pozitat e tij kolonialiste ndaj tokave shqiptare.

Gjatë viteve 1873-1874, në Serbi arritën lajme të reja dhe mjaft shqetësuese nga Stambolli, të cilat lajme edhe më tepër e përforcuan bindjen e qeverisë serbe mbi domosdonë e ndjekjes të politikës së jashtme pasive në korrelacion me Portën e Lartë. Këto lajme bënin fjalë mbi forcat relativisht të mëdha ushtarake të Perandorisë Osmane, sipas konstatimit të përfaqësuesit serb në Stamboll aty thuhet mes tjerash:  “Ushtria Osmane, ishte mjaft superiore sesa ushtritë e shteteve ballkanike, e sidomos të ushtrisë së Serbisë dhe Greqisë. Pos të gjitha këtyre lajmeve shqiptarët e vazhdonin rezistencën ndaj pushtetit osman, këto veprime luftarake më të theksuara ishin në Kosovë, gjegjësisht në Kazanë e Prishtinës,  me këtë kaza shqiptare ishin edhe trojet etnike shqiptare të Toplicës dhe Nishit d.m.th, trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Porta e Lartë e Stambollit kishte filluar të ndërmerrte masa radikale ndaj tyre, me të gjitha këto masa represive nga Porta e Lartë, ndaj shqiptarëve. Serbinë nuk mundën ta nxisnin për të vendosur lidhje bashkëpunimi me shqiptarët  kryengritës. Për një bashkëpunim reciprok mes veti, serbët në një masë të madhe i kishte penguar Rusia përmes zëdhënësit  të saj z. Ignjatievit. Ky e kishte sugjeruar Serbinë dhe Malin e Zi, që të afroheshin mes veti dhe të lidheshin edhe me sllavët tjerë të jugut dhe të mos futeshin në konflikt me Portën e Lartë, se këtë mundet me e shfrytëzuar Austro-Hungaria”[12].

Rusia, me zëdhënësin  e saj Ignjatievin nga njëra anë, e njoftonte Serbinë  mbi  gjendjen e vështirë  financiare  në  Perandorinë  Osmane, që mund ta sillte atë gjer në shthurjen e plotë të saj. “Ai njëherë e këshillonte princin serb që të mos nguronte, t’i shkonte në vizitë sulltanit, sovranit të tij dhe t’ia kërkonte me të mirë vendet në malet Zvornik dhe Sekor në Serbin Perëndimor, që ende gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë nën pushtetin osman”[13].

Serbia, duke u nisur nga interesat e saja të ngushta shtetërore dhe pretendimet territoriale që i kishte ndaj trojeve të vjetra etnike të Shqipërisë Verilindore të Toplicës, Nishit, Leskovçës, Vrajës etj. Të cilat  troje etnike shqiptare  gjithmonë kanë qen me shumicë të banuara me etnos shqiptar gjer nga fund vitet 1877-1878. Kur fuqitë e mëdha evropiane, në Kongresin e Berlinit që i kishte filluar punimet e tij nga 13 qershori dhe për t’i mbaruar ato më 13 korrik të vitit 1878, kinse për t’i rregulluar kufijtë ekzistues të Perandorisë Osmane, në dëm të tokave të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Mu për këtë Serbia e M.Obrenoviqit,nuk deshi të vendoste çfarëdo lidhje qoftë edhe formale e individuale me shqiptarët, për këtë ajo nuk deshi t’u ndihmonte atyre në ndonjë mënyrë. Ajo vazhdoi t’i dëgjojë këshillat e Rusisë dhe të mbante marrëdhënie të mira me Portën e Lartë. Mbi këtë është interesant edhe një dokument i nëntorit të vitit 1873, i cili i është dërguar princit Millan Obrenoviqit dhe bënte fjalë mbi marrjen e Bosnjës  në mënyrë paqësore. Ai nisej nga fakti se Serbia, duke qen një kohë të gjatë në marrëdhënie të mira me Portën, pastaj ajo vazhdonte t’i shfrytëzonte edhe rrethanat e volitshme që po i krijoheshin asaj, orvatej ta bindte Portën e Lartë, që t’ia lëshonte Bosnjën për ta administruar dhe sunduar. Për këtë iniciativë ekzistonte edhe mundësia që të sigurohej përkrahja e Rusisë dhe marrëveshja me Malin e Zi. Me të cilin pastaj do të lidhte konventa politike e ushtarake dhe do t’i premtohej  zgjerim  territorial  në  viset  përreth saj,  këtu në  trojet  etnike shqiptare si të: Shkodrës, Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Podgoricës, Hotit, Grudës etj. Pohohej se edhe sulltani mund të bindej, se nuk kishte  ndonjë

interes të veçantë që ta mbante edhe më tutje Bosnjën nën administrimin e saj  të  drejtë për së  drejt, meqenëse  ajo  disa  vite  me  radhë  qe   objekt diskutimi i fuqive të mëdha. Sepse në Bosnje gati pa ndërprerje po shpërthenin kryengritje ati-osmane, kurse Serbia si kundërshpërblim do ta pranonte sulltanin sovran të vetin dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, “Serbia e Vjetër”, të gjitha këto marrëveshje do t’i ratifikonte me Portën e Lartë përmes një fermani të posaçëm. Ajo po ashtu ishte obliguar, t’ia paguante sulltanit tatimin e ri prej 100.000 dukatesh dhe t’ua garantonte të drejtat qytetare edhe myslimanëve[14].

Në ato rrethana jo të volitshme ndërkombëtare, për shkak të Krizës Lindore që po afrohej, edhe situata e brendshme mes pozitës dhe opozitës në Serbi kishte ngelur e luhatshme. Ajo edhe gjatë vitit 1874 nuk kishte hequr dorë nga pretendimet e saja që rridhnin  nga “Naçertanija” dhe dokumentet e ngjashme që e pasuan dhe buronin nga ajo. Lidhur me rrugën politike të Serbisë do shtuar fakti se ajo marrë në tërësi iu përmbajt  parimit kolonialist: “Mendo çka të mendosh, por merr çka të mundesh”[15], parim ky i cili si péri i kuq e përshkonte tërë historinë e principatës sonë të re, thoshte atëbotë Jovan Ristiqi, njëri nga politikanët më të dalluar të Serbisë në shekullin e XIX. M’u për këto arsye Serbia, e vazhdonte pa ndërpre punën në shkollimin e serbëve dhe sllavëve tjerë nëpër territoret që i administronte dhe sundonte Perandoria Osmane, këtë ajo e bënte me pretekst kinse humanitar, ndërsa qëllimi i saj kryesor ishte zgjerimi dhe ndikimi në këtë popullatë serbo-sllave, nëpër ato vise ndaj të cilave Serbia kishte pretendime territoriale, rajone këto etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si ato të:  Nishit, Toplicës dhe Kosovës.

Një autor tjetër i dalluar i propagandës serbe ishte i shtrënguar ta pranonte  të  vërtetën se gjendja e popullatës  serbe në  Kosovë  dhe gjithë andej nëpër Toplicë dhe Nish, të cilën me shumicë e popullonin shqiptarët nuk ishte e keqe gjer në kohën e luftërave serbo-osmane të viteve 1876-1878. “Kjo do të thotë se shqiptarët e Kosovës bashkëpunonin pa kurrfarë të keqe me fqinjët e tyre serb, meqenëse Perandoria Osmane edhe më tutje i konsideronte shqiptarët si armiq të vetëm të tyre “[16].

Marrëdhënie, të mira fqinjësore ekzistonin edhe ndërmjet masave të gjëra të shqiptarëve e serbëve në territorin mes Kosovës dhe Serbisë e cila atëbotë ishte ende e vogël territorialisht dhe nën sovranitetin e plot të Perandorisë Osmane, gjer në kohën e luftërave të viteve 1876-1878, nuk arrinte as gjer te vija horizontale e Nishit. “Këto territore në fjalë populloheshin me popullatë heterogjene (të përzier)shqiptaro-serbe,ndërsa në viset më jugore më tepër dominonte elementi shqiptar. Kështu, vetëm në Qarkun e Toplicës, para luftërave serbo-osmane, gjendeshin mbi 246 fshatra të pastra shqiptare, por mund të ketë pasur edhe më tepër, pohon një autor tjetër serb, i cili i kishte vizituar disa vise që nga viti 1877”[17]. Ndërkaq, sipas një burimi tjetër arkival serb (AS), aty kah mesi i shekullit XIX, “vetëm se në nahijen e Leskovcit ishin 300 fshatra shqiptare”[18].

Numri i shqiptarëve që i popullonin ato vise të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, vërtetë ka qenë shumë më i madh, madje-madje, e kalonte shifrën e mbi 100.000 banor shqiptarë që e paraqesin demografët serbo-sllavë, atëbotë ky numër i popullatës mund të barazohet me 1.000.000 shqiptar sot në trojet e vjetra etnike shqiptare në  nahijen  e Leskocës.  Ndërkaq, një autor tjetër serb, i cili bëri hulumtime lidhur me shpërnguljen  e shqiptarëve dhe serbëve që ndodhën gjatë luftërave të viteve 1876-1878, hulumtime këto të bëra gjatë viteve 1934-1937 në terren, përveçse tjerash, u shtrëngua ta pranonte të vërtetën se:“Ekzistonin marrëdhënie të mira mes shqiptarëve, siç thotë ai vet të fisit Kelmend, Sop etj, serbët atëbotë lidhnin midis tyre kumbari e vëllazëri”[19] (pobratimi-v. a.). Sikurse,div-dragoi ynë Deli Agush-Agai, që kishte lidh vëllazëri dhe kumari te hani i Bilaçit më 1863, me Haxhi Tomën e Vrajës. Zaten vegjëlia e popujve të robëruar, kura-kurës nuk urrehen mes veti, porse krerët e saj prishin punë gjithmonë dhe për t’u rregulluar këto çështje përsëri, duhen derdhur lumenj gjaku dhe sakrifica tjera, me kot nuk thuhet në popull se peshku zë e prishet  nga koka.

Një autor tjetër serb, i cili i kishte filluar hulumtimet e tij në terren  në kohën kur zhvilloheshin luftimet e lartpërmendura  serbo-osmane më 1876-1878. Edhe ky analist serb konstaton se ekzistonin marrëdhënie shumë të mira shqiptaro-serbe në Prokupje. Me këtë, sipas këtij autori, gjer para viteve 1877-1878, shqiptarët dhe serbët kishin pasur mes tyre kumbari e pobratimi (vëllazëri). Autori në fjalë pastaj fletë në të njëjtën kohë mbi angazhimin e shqiptarëve rreth mbrojtjes së serbëve nga çerkezët e Sevastopolit të Krimes që kishin ardhur këtu gjatë viteve 1853-1856. Mbi miqësinë shqiptaro-serbe në periudhën para luftës së parë serbo-osmane të viteve 1876-1877, autori thotë se kanë folur me admirim serbët e Ribarska Banjës më 1877, me rastin kur autori ishte duke bërë hulumtime rreth dëmeve që kishte pësuar popullata e rrethit të Krushevcit gjatë luftës së lartpërmendur. Autori gjithashtu ishte i shtrënguar ta pranoj “se ekzistonte miqësia e madhe e shqiptarëve ndaj serbëve, fakti se fshatarat serbe asnjëherë nuk kishin pasur mosmarrëveshje me fshatrat shqiptare”[20]. Këtu duhet shtuar konstatimi në fjalë se autori këtë e nxjerr në marrëdhëniet serbo-shqiptare në qarkun e Toplicës dhe Vrajës .

Serbia lidhur me luftën e vitit 1876, të cilën e kishte humbur nga Turqia, ajo nuk ndërmori asnjë  hap konkret për t’u  lidhur me shqiptarët e Serbisë së Vjetër dhe me ata të Kosovës. Ajo llogariste se ato vise do t’i merrte pa ndonjë vështirësi në saje të qëndrimit të shqiptarëve ndaj Portës së Lartë dhe të gatishmërisë dhe premtimeve që i kishte dhënë Perandoria Osmane, për të bashkëjetuar dhe bashkëluftuar me serbët. Për shqiptarët në Serbi ekzistonte mendimi se ata ishin të besimit mysliman dhe se nuk munden të përfitohen për lidhje dhe kontakte që i dëshironte Serbia kolonialiste. Pikërisht, m’u për këto fakte mundet të përfundohet se Serbia gjithmonë kishte pasur kontakte krejtësisht të kufizuara dhe atë vetëm se me individ të caktuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në veçanti.

Esenca, e tërë kësaj që u tha më lart lidhur me kontaktet mes Serbisë dhe propagandës të saj politike nga një anë dhe të shqiptarëve nga ana tjetër, qëndronte në pretendimet territoriale të Serbisë, ndaj tokave shqiptare në fillim të Nishit dhe të Toplicës. Për t’i fshehur qëllimet e këtilla të Serbisë, princi i saj Millan Obrenoviqi, llogariste në nxitjen e urrejtjes mes serbëve dhe shqiptarëve. Edhe në proklamatën e tij, të dhënë në qershor të vitit 1876, në prag të fillimit të luftës serbo-turke; pohonte se: “Serbia ishte e detyruar ta fillonte luftën “mbrojtëse” nga sulmet e pareshtura shkatërrimtare të hordhive të egra bashibozuke shqiptaro-çerkeze”[21]. Nga këto të dhëna dalin sheshazi pretendimet megalomane të Serbisë, me M. Obrenoviqin në krye, këto pretendime të tija dalin në shesh nga shumë të dhëna tjera që do t’i paraqesim më poshtë. Atëbotë nga shumë qarqe kolonialiste serbe, janë nxjerrë në pah disa drejtime të mundshme kolonialiste ndaj tokave të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Kjo do të bëhej në bazë të situatës së krijuar me Krizën Lindore, që kishte filluar më 1875, e që po vazhdonte edhe më tutje. Qeveritarët serb atëbotë thoshin se: “Cili do rast që të paraqitej, Serbia do të nxirrte përfitime shumë të mëdha nga lufta që po fillonte. Pastaj pohohej; mundësia e zgjerimit të kufijve të saj nga jugu dhe lindja gjer ku jetonte populli serb… Arnautët drejt për së drejti do ta ndiejnë presionin e forcës sonë dhe çka nuk mundet  të përfitohet me  të holla  do të nënshtrohet  me forcë,  shkurt Serbia, e atëhershme borgjeze dhe gjysmë policore sheshazi pati qëllime pothuajse okupuese”,  (ndaj trojeve shqiptare,  të Nishit  dhe  të Toplicës).

“Prandaj, mund të themi lirisht se Serbia,ishte shkaku kryesor që e pengoi dhe e bëri të  pamundshme  afrimin dhe  bashkëpunimin  më  të  frytshëm mes shqiptarëve dhe serbëve, i cili bashkëpunim si fqinj të mirë kishte ekzistuar ndër vite”[22].

Në fund të viteve të 70 të shekullit XIX, atëbotë kur po shfaqeshin tendencat pushtuese të shteteve ballkanike dhe pretendimeve të ndryshme të fuqive të mëdha evropiane ndaj Shqipërisë, e në rend të parë, ndaj trojeve të saj të vjetra të Shqipërisë Verilindore të Nishit dhe të Toplicës. Lëvizja Kombëtare Shqiptare, kishte filluar të ngrihej në një fazë më të lartë të zhvillimit të saj të hovshme. Atëbotë ajo e themeloi organin e saj të përgjithshëm, Lidhja e Prizrenit 1878-1881, nën udhëheqjen e së cilës shqiptarët ia kthyen pushkën, të gjithë atyre që deshën ta copëtonin vendin e shqiptarëve dhe të tjerët që përpiqeshin ta pengonin krijimin e shtetit ton të pavarur. Ndërkaq, me thellimin e kontradiktave mes shqiptarëve dhe Portës së Lartë,ajo e nxori në pah,kërkesën për pavarësinë e plot të tokave shqiptare. Përmes kësaj lëvizje u shfaqën rrymat: a). e krerëve të borgjezisë së vjetër feudale dhe b). krerët e borgjezisë së re shqiptare, të cilët tentonin t’ia ribashkonin shtetit të ri shqiptar që po krijohej, edhe territoret e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, Pirotit, Prokupjes, Leskovçës, Vrajës etj. Që i kishte okupuar Serbia në prag të Kongresit të Berlinit më 1878, donin që përsëri t’i riktheheshin Shqipërisë Natyrale.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënoi ngritjen e saj cilësore nga një lëvizje autonomiste në një lëvizje për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, gjë që  u bë  në mënyrë  të  organizuar  politike.[23]                                                                                                    Përkundër  të gjitha  këtyre  fakteve, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, qe dhe mbeti shumë e armiqësuar me  Perandorinë   Osmane,   ajo  dha  prova  të  pakontestueshme  për  një bashkëpunim me shtetet dhe popujt e Ballkanit, porse këto shtete edhe më tutje  vazhduan  t’i  realizonin  planet e tyre pushtuese ndaj Shqipërisë dhe tokave të saj etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Këto pretendime të Serbisë dhe Malit të Zi, u shpalosën haptas gjatë luftës së dytë serbo-turke dhe malazeze-turke të viteve1877-1878. Gjatë atyre luftërave shtetet fqinje në fjalë morën hapa konkrete për t’i realizuar ato pretendime në dëm të trojeve shqiptare, nëpër ato vise ku popullsia shqiptare ishte me shumicë dhe nëpër ato vise ku kjo popullatë ishte heterogjene si  në trojet  e Nishit, Toplicës, Pirotit, Kurshumlisë, Prokupjes, Leskovçës, Vrajës etj.

Atëbotë qeveria serbe kishte dalë me proklamatë se nuk do t’i përkiste (ngucte) shqiptarët e trojeve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nëse ata do të rrinin anash gjatë luftës të lartpërmendur. Por prapë se prapë qeveria serbe nuk e mbajti premtimin e dhënë, kështu i shpërnguli me dhunë më se 813.000 banor shqiptarë, dhe 70.000 të tjerë i vrau dhe i masakroi barbarisht në viset e Serbisë Jugore, veçanërisht në Nish, Toplicë, Leskocë e Vrajë etj. Për shkak të një akti të tillë të dhunshëm ndaj shqiptarëve, shumë vise nëpër ato territore të Serbisë së pastajme jugore mbetën gati të boshatisura  pa banor shqiptarë.

Sipas disa të dhënave arkivale serbe (AS), ku thuhet mes tjerash se: “Gjatë luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ushtria serbe, duke e sprovuar në jetë, urdhrin e shtabit të përgjithshëm dhe qeverisë serbë, i shpërnguli me forcë nga Toplica, Leskoci, (Nishi), Vraja më tepër se 300.000 shqiptar”[24]. Këto shifra janë të minimizuara për 10 herë më pak, sepse nga ato troje të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, për tri javë rresht nëpër atë dimër të egër, u shpërngulën më tepër se 813.000 ndërsa sipas disa dhënave më të reja arkivale flitet se mbi 70.000 ishin viktimizuar, gjatë rrugëtimit të tyre nëpër golgotën e pafundësisë tragjike të fuqive të mëdha evropiane dhe “Kongresit të Berlinit që ligjëroi pazaret e fëlliqtë të Perëndimit. Kështu që, krajlëve të Serbisë iu dhanë trojet etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit që ishin në kuadër të Vilajetit të Kosovës, pasi Serbia i kishte përzënë atëherë rreth 620 fshatra shqiptare, me rreth 813 mijë shqiptarë etnik ”[25] (të Shqipërisë së Vjetër Verilindore-v.a.).

Serbia siç kemi thanë edhe më lartë këtë dëbim e bëri me pretekst se dëshironte të shndërrohej në shtet të pastër serbë dhe t’i paralizonte hapat eventuale të Portës në Kongresin e Berlinit. Në ato rrethana ajo dëshironte t’i realizonte qëllimet e saj të mirënjohura dhe m’u për këtë urdhëroi që të shpërnguleshin me dhunë shqiptarët nga viset e tyre të lartpërmendura. Sipas saj, çdo ushtar serb do të ishte më i vlefshëm për atdheun, sa më shumë shqiptarë të shpërngulte me dhunë dhe pa kurrfarë mëshire[26], nga ë Shqipëria e Vjetër Verilindore.

Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike të Nishit dhe të Toplicës, nuk u bë vetëm se Serbia të shndërrohej në shtet të pastër etnik serb por u bë që të krijoheshin kushtet dhe mundësit për një veprim të paskajshëm drejt kolonizimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Para luftës në fjalë 1877-1878, vetëm se në rrethin e Prokupjes qenë 2054 shtëpi shqiptare e 2031 shtëpi serbe, ndërsa në rrethin e Kurshumlisë qenë 1539 shtëpi shqiptare dhe 638 shtëpi serbe. Ndërsa, Veternica atëbotë llogaritej në Arnautllëk[27], d.m.th. në Shqipëri. “Ndërsa  rrethi i Kurshumlisë, me largimin e shqiptarëve, ngeli pa banor… Në fund të kësaj kam nderin t’ia përkujtoj shkëlqesisë suaj edhe këtë: Se  Arnautllëku i qarkun të Leskocit, ngeli pa banor, në sanimin e të korrave  kontribuoi shumë angazhimi i komandantit të korit  të Timokut”[28].

“Fakte të hidhura bëhen të ditura pas Traktatit të Paqes së Berlinit më 1878. Në zonat e emërtuara si Toplicë që i përfshinte këto rrethe të Nishit, Prokupjes, Leskocit, Vrajës etj. Nëpër këto qarqe, kishin qenë mbi 700 fshatra shqiptare të shkatërruara dhe më tepër se 70.000 viktima shqiptare  dhe mbi 813.000 muhaxhirë të dëbuar dhunshëm nga pasuritë e tyre të patjetërsueshme. Barbaria, kafshërore mbi shqiptarët rezulton kështu: Togje kufomash shqiptare vatër më vatër, shtëpi të rrënuara,  nëna

të ngrira me foshnje në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri dhe skamje nga zjarret dhe nga  plaçkitjet, pasiguri  dhe skema  trishtuese në  qarqet e Nishit, Pirotit, Prokupjes, Kurshumlisë, Leskocit,Vrajës, Shpuzës, Podgoricës, Ulqinit, Tivarit. Si dhe nëpër rajonet tjera etnike shqiptare ndërsa Beogradi dhe Cetina, me dyfytyrësinë e tyre djallëzore mburreshin për “lirinë” e sjellë në këto anë, e nga ana tjetër, çetnikët terrorist shfrynin me mjekrat e tyre të përgjakura, duke u lëshuar si egërsira mbi prenë e tyre”[29].

Shqiptarët, patën përvojë të hidhur me kriminelët çetnik serbë dhe me sulmet e pareshtura nga komitët e saj, që vepronin ilegalisht nëpër trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ato sulme pastaj ua vishnin shqiptarëve nëpër Evropë duke i quajtur ata anarkist dhe kriminel, që më lehtë të vinin tek qëllimi i tyre (ka svome cilju). “Ja se si bisedojnë dy oficer të lart serbë: Dragutin Franasoviqi dhe Svetozar Stankoviqi me përfaqësuesin shqiptar Zeqir Ahmetin më 4 gusht 1879. Oficerët serbë deklarojnë-duhet të ktheheni në shtëpitë tuaja, sepse ne duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Kudo që keni jetuar, atje duhet të ktheheni, sepse edhe serbët duhet të jetojnë në vendet e tyre.

Zeqir Ahmeti: “E bukur dhe e mirë është kjo lutje, vetëm ajo nuk do të jetë më ashtu. Ju serbët nuk keni fe. As Krajli juaj nuk ka fe (këtu mendohet në besë dhe fjalë të nderit- v. a.). Ai na i pat dërguar proklamatën, në kohën e luftës, që ta presim dhe t’ia pranojmë ushtarët e tij dhe na pat premtuar që ne deri sa të jemi njerëz të ndershëm dhe të qetë do të na lerë në vatrat tona; dhe ne e kemi dëgjuar, ushtrinë ia kemi pritur mirë, pushtetit i jemi bindur, por neve pastaj qarqet e pushtetit të tij, në kohën më të keqe na kanë shpërngulur me fëmijët tanë për tri ditë sikurse kriminel dhe keqbërës më të këqij. Që atëherë ne më nuk i besuam fjalës së tij, ai nuk do të hynte me ushtri aq lehtë në atë Shqipërinë ton atje. Shqiptarët disa herë sipas dokumenteve serbe, kishin provuar që nga viti 1880 e deri më 1897 që të ktheheshin në vatrat e tyre, por pushteti serb i kishte dëbuar me armë dhe me topa në çdo tentim të tyre”[30].

Fusnotat jane te njiohura për redaksinë

* Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së  Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

SHPËRNDAJE